Mali i Zi arreston të dyshuarin për krime lufte në Kosovë

Hënë, 23 July 2018 12:19

Pas katër vjetësh në arrati, policia malazeze ka arrestuar Predrag Vukojeviq, një ish-luftëtar serb i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në fshatin Lubeniq të Kosovës në vitin 1999.

Policia e Malit të Zi e ka konfirmuar për BIRN se një person që kishin arrestuar të premten ishte një ish-anëtar i Ushtrisë Jugosllave, i quajtur Predrag Vukojeviq “Madzo”, i cili kërkohej në Serbi për krime lufte në Kosovë.

Sipas Policisë, ai u arrestua në qytetin Bar.

Vukojeviq u arrestua fillimisht për peshkim të paligjshëm. Ai dha një emër të rremë, por të dielën, pas kontrolleve të sigurisë, policia përcaktoi identitetin e tij të vërtetë dhe se ai kërkohej në Serbi për vepra të shumta kriminale, përfshirë krimet e luftës në fshatin Lubeniq të Kosovës më 1 prill 1999, kur  u vranë 46 civilë shqiptarë.

Prokurorët e krimeve të luftës të Serbisë kanë kërkuar Vukojeviqin që nga viti 2014, kur zyra për krimet e luftës paditi tre ish anëtarë të ushtrisë jugosllave – Vladan Krstoviq, Lazar Pavloviq dhe Milan Ivanoviq, dhe lëshoi urdhër arrest kundër Vukojeviq dhe Nenad Lekiq, i cili besohej të ishte në Suedi në atë kohë.

Prokuroria tha se besonte se ky grup ishte pjesë e një sulmi të udhëhequr nga Ushtria Jugosllave, JNA, në fshatin Lubeniq, që vrau 46 vetë dhe plagosi 11 të tjerë.

Sulmi u bë gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, që synonte t’i jepte fund ofensivës së presidentit, Sllobodan Millosheviq kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.

Trupat e 34 prej viktimave nga Lubeniqi u gjetën më vonë në një varr masiv në Batajnica, pranë kryeqytetit serb, Beograd. Katër viktima janë ende të listuara si të zhdukur.

Rasti i Lubeniqit është në proces para Gjykatës së Lartë të Beogradit dhe është një nga rastet më të mëdha dhe më të gjata të krimeve të luftës në lidhje me Kosovën duke u ndjekur nga autoritetet serbe.

Prokuroria serbe dyshon se 11 ish-anëtarët e njësisë së 177-të të JNA-së kanë kryer krimet e luftës në fshatrat e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Lubeniqit në pranverën e vitit 1999.

Grupi u dënua fillimisht në vitin 2014, me një total prej 106 vjet burg për vrasjen e të paktën 118 civilëve shqiptarë të Kosovës.

Gjykata e apelit e ktheu aktgjykimin në vitin 2015 dhe e dërgoi çështjen në rigjykim.

Një film dokumentar i BIRN, “The Unidentified”, zbuloi shkallën e krimeve të kryera në katër fshatrat e Kosovës në vitin 1999, duke zbuluar gjithashtu strukturën komanduese të njësive të policisë dhe ushtrisë të përfshira në krimet.

“Human Rights Watch” fillimisht i dokumentoi krimet në vitin 1999 dhe identifikoi disa nga autorët e drejtpërdrejtë që u akuzuan në Serbi në vitin 2011.

Vukojeviq pret mundësinë e ekstradimit në Serbi në muajt e ardhshëm, me kërkesë të autoriteteve të Beogradit.

Ai gjithashtu kërkohet për vepra të tjera kriminale, duke përfshirë grabitje dhe posedim të drogës, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me grupet e krimit të organizuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...