Steve Bannon tek djathtistët e BE si kundërpeshë për Sorosin

Hënë, 23 July 2018 14:32

Udhërrëfyesi i djathtistëve dhe ish-këshilltari i presidentit, Donald Trump, Steve Bannon do të krijojë një lëvizje të re të djathtë në Europë si kundërpeshë ndaj miliarderit George Soros që mbështet grupet liberale

Steve Bannon, sipas një raportimi të portalit amerikan të lajmeve, "The Daily Beast", do të krijojë një lëvizje të re me emrin „The Movement" e me këtë të shkaktojë një revoltë të re populiste të djathtë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian në pranverën e vitit 2019. Sipas njoftimit, 64 vjeçari, pas zgjedhjeve në SHBA në nëntor do të kalojë gjysmën e kohës në Europë. Bannon synon të krijojë një „supergrup populist të djathtë" në Parlamentin Europian, të cilit do t'i përkasin deri një e treta e deputetëve. Trazim i procesit parlamentar/Një grupim i tillë i fuqishëm do të mund të trazonte seriozisht procesin parlamentar dhe Bannon mund t'i japë një ndikim të madh brenda lëvizjes populiste, thuhet në raportimin e „Daily Beast". Qëllimi është mbështetja e grupeve populiste, që shpesh operojnë pa struktura profesionale politike dhe buxhete. Për këtë do të ofrohet mbështetje në institute studimore për mbledhjen e të dhënave, sondazhet etj. Bannon kërkon të jetë një kundërpeshë për investitorin amerikan, George Soros, fondacionet e të cilit „Open Society Foundation" mbështesin grupet liberale veçanërisht në Europën Lindore dhe Qendrore. Presidenti Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale e vendosi Bannon si kryestrateg e kryekëshilltar në Shtëpinë e Bardhë. Për shkak të diferencave në qëndrime, rrugët e Trump dhe Bannon u ndanë në gusht të vitit të kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...