Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

E mërkurë, 15 August 2018 22:25

Një satelit misterioz rus që shfaq "sjellje shumë anormale" ka ngritur alarm në SHBA, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit.

"Ne nuk e dimë me siguri se çfarë është dhe nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar atë", tha ndihmës sekretarja e Përgjithshme Poblete në një konferencë në Zvicër më 14 gusht.

Ajo tha se ishte e pamundur të thuhej nëse objekti mund të jetë një armë.

Rusia i ka hedhur poshtë komentet si "akuza të pabaza dhe shpifëse të bazuara në dyshime".

Sateliti në fjalë u nis në tetor të vitit të kaluar.

"Sjellja e orbitës së satelitit ishte në kundërshtim me çdo gjë që shihej më parë nga inspektimi në orbitë ose aftësitë e ndërgjegjësimit hapësinor në hapësirë, duke përfshirë edhe aktivitetet e tjera satelitore të inspektimit rus", tha znj. Poblete në konferencën mbi çarmatimin në Zvicër.

"Synimet ruse në lidhje me këtë satelit janë të paqarta dhe janë padyshim një zhvillim shumë shqetësues", shtoi ajo duke cituar komentet e fundit të komandantit të Forcave Hapësinore të Rusisë, i cili tha se miratimi i "prototipeve të reja të armëve" ishte një objektiv kryesor për forcën .

Zonja Poblete tha se SHBA kishte "shqetësime serioze" se Rusia po zhvillonte armë anti-satelitore.

Aleksandër Deynko, një diplomat i lartë rus, i tha agjensisë së lajmeve Reuters se komentet ishin "të njëjtat akuza të pabazuara, shpifëse të bazuara në dyshime, në supozime dhe kështu me radhë".

Ai i bëri thirrje SHBA-ve të kontribuojnë në një traktat ruso-kinez që kërkon të parandalojë një garë armësh në hapësirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...