Michael Schumacher lë Zvicrën për Spanjën

E Enjte, 16 August 2018 10:00

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher do të zhvendoset në Majorka. Lajmin e bën të ditur revista zvicerane “L’Illustre”. Ky informacion u konfirmua nga kryetarja e Bashkisë së Andratx, një qytezë e vogël që ndodhet në jugperëndim të Majorkës, ku gruaja e ish-pilotit, Corina Schumacher, ka blerë një banesë luksoze të rrethuar nga një tokë e madhe, që i përkiste më parë Presidentit të Real Madrid, Florentino Pérez.

“Unë zyrtarisht mund të konfirmoj se Michael Schumacher do të vijë në qytetin tonë dhe këtu çdo gjë është gati për ta pritur”, tha kryetarja Katia Rouarch. Familja Schumacher ka jetuar që nga viti 2002 në Vaud të Zvicrës. Sipas revistës, vila është blerë për 30 milionë euro. Ajo përbëhet nga një vendbanim kryesor prej 3000 metra katrorë që është e vendosur në mes të një sipërfaqeje prej 15 000 metra katrorë. Rreth shtëpisë janë kopshte të mëdha dhe dy pishina. Ka gjithashtu dy dhoma të veçanta që do të shërbejnë për stafin dhe mysafirët.

Michael Schumacher u aksidentua në alpet franceze në dhjetor të vitit 2013 dhe që nga ajo kohë nuk është rekuperuar nga dëmtimet e rënda që pësoi në kokë. Gruaja e tij dhe zëdhënësja e familjes, Sabine Kehm, kanë menaxhuar të gjitha informatat rreth tij dhe nuk kanë thënë asgjë mbi gjendjen e ish-pilotit gjerman. Askush përtej familjes së tij dhe rrethit të brendshëm nuk e di se çfarë po ndodh me Schumacher. TCH

Modifikuar më E Enjte, 16 August 2018 11:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...