Italia do të anulojë koncesionet për ndërtimin e mirëmbajtjen e rrugëve

E Enjte, 16 August 2018 12:31

“Shteti italian do të duhet të marrë nën menaxhim autostradat e vendit nëse kompanitë që i kanë me koncesion nuk janë në gjendje të bëjnë punën siç duhet.”

Kështu u shpreh zëvendëskryeministri Italian Luigi Di Maio sot gjatë një interviste në një radio italiane. Dy ditë pas shembjes së urës Morandi në Gjenova, ku mbeten të vrarë 39 persona, Luigi Di Maio tha se kompania koncesionare duhet të kishte investuar më shumë në sigurinë e urës, në vend që të shqetësohej për fitimet.

Qeveria italiane ka vendosur të prishë kontratën me kompaninë që ka koncesionin e urës që u shemb, ‘Autostrade d’Italia’, si dhe i ka ka kërkuar drejtuesve të kompanisë që të dorëhiqen dhe të marrin përgjegjësi të plotë për aksidentin fatal.

Përveç kësaj, zëvendëskryeministri Di Maio tha se qeveria do të rishikojë e hetojë çdo kontratë koncesionare me kompanitë private për ndërtimin e rrugëve, dhe do t’ja kalojë shtetit përgjegjësinë për mirëmbajtjen e tyre në të ardhmen, duke i dhënë fund kështu një sistemi të menaxhimit privat që po përdoret në pjesën më të madhe të Evropës, e së fundmi po instalohet edhe në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...