May në Bruksel, takon liderët e BE-së para miratimit të marrëveshjes së Brexit

Saturday, 24 November 2018 09:52

Theresa May pritet të mbërrijë sot në Bruksel përpara se vendet e Bashkimit Europian të takohen në një samit të veçantë, për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e Brexit-it.

Kryeministrja britanike pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë të unionit europian, ndërkohë që udhëheqësit e 28 vendeve të unionit do të mblidhen nesër për të miratuar marrëveshjen.

Vlen të përmendet se Spanja ka kërcënuar vendet e BE-së se nuk do të marrë pjesë në samit, nëse nuk zgjidhet një çarje e minutave të fundit me Gjibraltarin.

GJithsesi, edhe nëse Bashkimi Europian arrin të miratojë marrëveshjen, Theresa May do të duhet të bindë mjaftueshëm deputetë, për të miratuar marrëveshjen edhe në Britani, gjë që duket e vështirë.

Arlene Foster, kreu i DUP, partisë që mbështet qeverinë e Theresa May-t, rikonfirmoi qëndrimin e saj se është kundër marrëveshjes së Brexit-it, të arritur në fillim të javës së kaluar.

“Ne kemi nevojë për një marrëveshje tërheqjeje, që të gjejë mbështetje nga të gjithë”, tha Foster, duke këmbëngulur se nëse marrëveshja aktuale do të votohej, kryeministrja duhet të kthehet në Bruksel dhe të rinegociojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...