Gjenerali i ushtrisë britanike: Rusia është kërcënim më i madh se ISIS-i

Saturday, 24 November 2018 09:58

Shefi i ushtrisë së Britanisë së Madhe, gjenerali Mark Carleton Smith, ka deklaruar se Rusia tash është një kërcënim shumë më i madh për sigurinë kombëtare të vendit të tij sesa i ashtuquajturi, “Shteti Islamik”. Në një intervistë për “Daily Telegraph”, ai ka thënë se Britania nuk duhet të ndihet rehat ndaj kërcënimit që vjen nga Rusia.

“Rusët synojnë ta shfrytëzojnë ndjeshmërinë dhe dobësinë e vendeve, kudo që e gjejnë atë”, tha ai. Britania e Madhe e fajëson Rusinë për helmimin e ish-agjentit rus me helm kimik. Ai ishte helmuar në muajin mars të këtij viti, pasi i kishte ofruar të dhëna inteligjencës britanike. Ndërkaq, në tetor Britania e Madhe e akuzoi sërish inteligjencën ushtarake ruse për katër sulme kibernetike kundër Partisë Demokratike në SHBA dhe kundër një rrjeti të vogël televiziv në Britani.

Në intervistën e tij të parë që nga emërtimi në pozitën e re në qershor, ai tha se Rusia është pa dyshim kërcënim më i madh se grupet terroriste, siç janë ISIS-i apo Al Kaida. “Rusia ka filluar përpjekje të vazhdueshme për të zbuluar dhe shfrytëzuar pika të dobëta në shtetet perëndimore, e sidomos në aspektin e sulmeve kibernetike, kontrollim të hapësirave ajrore dhe pajisjeve luftarake nënujore”, deklaroi gjenerali Smith.

Ai ka diplomuar në akademinë ushtarake “Sandhurst” gjatë viteve të fundit të Luftës së Ftohtë. Ka qenë udhëheqës i operacionit të kërkimit të Osama Bin Ladenit dhe ka pasur rol kryesor në luftimet kundër ISIS-it në Irak dhe Siri. Ai është emërtuar gjeneral i përgjithshëm i ushtrisë britanike në qershor të këtij viti, shkruan “BBC”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...