Maqedonia pret ekstradimin, Obran: Gruevksi, mik i Hungarisë

Saturday, 24 November 2018 10:02

Ndërkohe që institucionet ne Maqedoni hetojnë përgjegjësinë për arratisjen e Nikolla Gruevskit, kryeministri hungarez Viktor Orban i thur lavde ish kryeministrit të arratisur.

Pavarësisht se shteti po kërkon ekstradimin, Orban i del në mbrojtje Gruevskit duke thënë se ai ka ndihmuar Hungarinë gjatë fluksit të refugjatëve. Sipas Orban, do të kishte qenë thuajse e pamundur mbrojtja e kufijve të Hungarisë pa ndihmën e Gruevskit.

“Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala a refugjatëve edhe përkundër asaj që ne ngritëm rrethoja. Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij” – theksoi Vitkor Orban, Kryeministër i Hungarisë

Në intervistë për radion hungareze Koshut, Orban tha se Gruevski është aleat dhe mik i gjithë popullit të Hungarisë. Ai në asnjë moment nuk ndau informatën me dëgjuesit se me çfarë dokumenti Gruevski ka hyrë në Hungari.

Sipas tij, Hungaria edhe më herët ka strehuar njerëz të rëndësishëm por asnjëherë të kategorisë së Gruevskit. I pari i Qeverisë hungareze tha se Gruevski është i përndjekur nga organizatat e Xhorxh Soros.  Orban tha se nuk do të lejoj që ish kryeministrit Gruevski t’i ndodhin padrejtësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...