Vrasja e gazetarit, princi saudit akuzon CIA-n

Diel, 25 November 2018 09:36

Një princ saudit në moshë ka hedhur dyshime mbi publikimin e raportit të CIA-s, sipas të cilës Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll muajin e kaluar, duke thënë se agjencia nuk mund të merrej për bazë për të arritur një përfundim të besueshëm.

"CIA nuk është domosdoshmërish standardi më i lartë i vërtetësisë apo saktësisë në vlerësimin e situatave. Shembujt e kësaj janë të shumta", tha Princi Turki al Faisal, anëtar i lartë i familjes mbretërore.

Princi, një ish-shefi i shërbimit sekret të Arabisë Saudite i cili gjithashtu ka shërbyer si ambasador në Shtetet e Bashkuara, tha se përfundimi i agjencisë që Iraku zotëronte armë kimike përpara pushtimit të SHBA-ve në vitin 2003, tregon se agjencia është jo e besueshme.

"Ky ishte vlerësimi më i pasaktë dhe i gabuar, i cili çoi në një luftë të plotë me mijëra të vrarë," tha ai.

"Nuk e kuptoj pse CIA nuk është në gjyq në Shtetet e Bashkuara. Kjo është përgjigjja ime për vlerësimin e tyre se kush është fajtor dhe kush nuk është dhe kush e shkaktoi atë që ndodhi në konsullatën në Stamboll.

CIA ka arritur në përfundimin se princi Mohammed urdhëroi operacionin për të vrarë Khashoggi, siç u raportua fillimisht nga Washingtoni Post, dhe informoi pjesë të tjera të qeverisë së SHBA mbi gjetjet e saj, thanë burimet e Reuters javën e kaluar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kundërshtuar që agjencia arriti në një përfundim mbi vrasjen.

Një gazetë turke gjithashtu raportoi të enjten se drejtori i CIA-s Gina Haspel sinjalizoi zyrtarët turq se agjencia kishte një regjistrim të një thirrjeje në të cilën princi i kurorës dha udhëzime për t'i "mbyllur gojën" gazetarit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...