Tkurret ekonomia italiane – Hera e parë në 4 vite, ndikon kërkesa e brendshme

Premte, 30 November 2018 14:57

Ekonomia e Italisë, e treta më e madhe në Eurozonë, është tkurrur gjatë tremujorit të tretë për të parën herë në 4 vite, për shkak të rënies së kërkesës së Brendshme. Me bazë vjetore, rritja e Produktit të Brendshëm Bruto u rishikua në rënie në 0.7%, nga 0.8% që ishte norma e regjistruar një muaj më parë.

ISTAT deklaroi se rënia me 0.1% e Produktit të Brendshëm Bruto përbën tkurrjen e parë që prej tremujorit të dytë 2014. Në tremujorin e tretë, ekonomia u frenua nga kërkesa e dobët brenda vendit, ndërkohë që shpenzimet konsumatore ranë me 0.1% nga tremujori i kaluar, ndërsa investimet u tkurrën me 1.1%.

Kërkesa e brendshme, duke hequr ndryshimet në inventarë, u tkurr me 0.3%, ndërsa tregtia neto dha një kontribut pozitiv prej 0.1%. Tkurra ekonomike në tremujorin e tretë, ndjek ngadalësimin e Italisë në 18 muajt e fundit. Muajin e kaluar, Qeveria uli projeksionet për vitin e plotë 2018 në 1.2%, nga 1.5% që bëri administrata e kaluar.

Pas të dhënave për tremujorin e tretë, arritja e projeksionit më të dobët do të jetë tejet e vështirë. Koalicioni qeverisës i përbërë nga 2 partitë populiste, prezantoi një plan të madh të shpenzimeve në buxhetin e vitit 2019, që sipas tyre është i nevojshëm për të nxjerrë ekonominë nga recesioni.

Megjithatë, buxheti që synon një deficit prej 2.4% në buxhet në 2019-ën, është refuzuar nga Komisioni Europian. Negociatat mes Qeverisë dhe Komisionit vazhdojnë ende, por nuk është arritur në një dakordësi deri më tani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...