"Nuk jemi në luftë me Italinë", Juncker sheh përparime në buxhet

Premte, 30 November 2018 14:59

Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se po bëhen përparime në lidhje me bisedimet për buxhetin e Italisë.

Komisioni tha javën e kaluar se buxheti i tepërt ekspansionist i 2019 i Italisë ishte në kundërshtim me rregullat fiskale të BE dhe nuk do të ulte borxhin e madh të vendit siç kërkohet.

Kjo krijoi hapësira për një procedurë të mundshme disiplinore që mund të çonte në vënien e gjobave dhe do ta linte Italinë në qendër të vëmendjes së tregut për një periudhë të zgjatur kohe. Por gjatë ditëve të fundit, Roma ka dërguar sinjale se mund të shkulë planet e saj buxhetore.

“Ne nuk jemi në luftë me Italinë” – tha Juncker në një konferencë shtypi në një takim të udhëheqësve të 20 ekonomive më të mëdha në botë (G20) në Buenos Aires.

“Atmosfera është e mirë. Ne po bëjmë përparim” – tha ai, duke shtuar se do të ketë një takim me kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte në ditët në vijim. “Dua që Italia të jetë Italia, Italia gjithmonë e frymëzonte Europën dhe nuk i kthente kurrizin Europës”– tha Juncker, duke kërkuar që të mos “dramatizohet” mosmarrëveshja aktuale me Romën mbi buxhetin e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...