Brexit në kaos, kërkohet votim mosbesimi ndaj May

E mërkurë, 12 December 2018 15:21

Deputetët konservatorët kanë kërkuar votim mosbesimi ndaj kryeministres Theresa May, duke çuar procesin e Brexit në kaos.

Ata u shprehën se nuk kishin më besim tek kryeministrja mbi marrëveshjen për daljen nga BE. “Unë do të kundërshtoj votimin e mosbesimit mesa do të mundem,”-tha May.

Ndërsa theksoi se një kryeministër i ri që do vijë duhet të hedhë poshtë ose të zgjerojë nenin 50, mekanizmin që e nxjerr Britaninë nga BE më 29 mars, “duke vonuar apo edhe duke ndalur Brexit”.

Deputetët konservatorë do votojnë sot (12 dhjetor) nga ora lokale 18:00 deri në 20:00. Ndërsa rezultati pritet të dalë një orë pas votimit.

May u shpreh se: “Ndryshimi i liderit të partisë Konservatore do vendosë të ardhmen e vendit në rrezik si edhe do krijojë pasiguri kur ne mund ta përballojmë atë”.

Ajo theksoi se zgjedhja e lidershpit të partisë nuk do të ndryshonte bazat e negociatave apo aritmetikës parlamentare.

“Javët e shpenzuara për të shkatërruar njëri-tjetrin do krijojnë më shumë përçarje ashtu siç duhet të qëndrojmë së bashku për t’i shërbyer vendit tonë. Kjo nuk do të ishte në interesin kombëtar,”-tha May në deklaratën e saj.

Nëse May shkarkohet pas votimit, do zhvillohet një garë që mund të zgjasë deri në gjashtë javë për t’u përfunduar.

Mbrëmjen e së martës, ministrat paralajmëruan se nëse sfida rezulton e suksesshme për konservatorët, neni 50 mund të pezullohet.

Kandidatët e mundshëm për të udhëhequr Partinë Konservatore dhe për t’u bërë kryeministri i ri përfshijnë ish sekretarin e jashtëm Boris Johnson, sekretarin e brendshëm, Sajid Javid, sekretarin e jashtëm, Jeremy Hunt dhe sekretarin ndërkombëtar të zhvillimit Penny Mordaunt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...