Alarmi në Indonezi, rrezik për një tjetër cunam

Hënë, 24 December 2018 11:30

Banorët e ishullit vullkanik të Indonezisë, Anak Kraktau, janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg bregdetit për shkak të shqetësimeve se ata mund të përballen me një cunam të ri.

Të shtunën, valët gjigante të detit kanë goditur zonat bregdetare të ishujve, Sumatra dhe Java duke lënë të vdekur të paktën 281 persona dhe duke plagosur 1,016 të tjerë.

Sipas raportimeve, ka mundësi që vullkani është aktivizuar si pasojë e disa rrëshqitjeve të dheut nën det, të cilat kanë rezultuar me valë vrasëse.

Ndërkohë të dielën ishulli vullkanik Anak Kraktau ka shpërthyer sërish duke hedhur tym dhe hi.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave Kombëtare, Sutopo Purëo Nugroho, ka thënë në një konferencë për media se ekziston mundësia e përballjes me një tjetër cunami për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme të Anak Krakataus.

“Agjencia për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë u rekomandon personave që jetojnë afër zonave bregdetare, të pezullojnë të gjitha aktivitetet detare dhe të qëndrojnë larg brigjeve për një periudhë”, ka thënë ai.

Modifikuar më Hënë, 24 December 2018 11:31

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...