Ashpërsohet lufta për Tripolin në Libi

Hënë, 15 Prill 2019 09:36

Numri i viktimave në luftimet përreth kryeqytetit libian, Tripoli u dyfishua gjatë fundjavës. Më shumë se 120 vetë kanë humbur jetën në këto luftime. Bashkimi Europian tërhoqi punonjësit e tij nga Libia.

Në luftimet përreth kryeqytetit libian, Tripoli kanë humbur jetën të paktën 121 vetë, ka bërë të ditur, Organizata Botërore e Shëndetësisë. 561 vetë janë plagosur nga 4 prilli, koha kur shpërtheu konflikti i armatosur. OBSH bëri të ditur, se do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe do të nisë punonjës të tjerë në Tripoli, por shpreh shqetësimin, se puna e saj pengohet. Kjo organizatë dënoi „sulmet e përsëritura” ndaj ndihmësve dhe urgjencave të shpëtimit në kryeqytetin libian.

Për shkak të luftimeve të ashpra, Bashkimi Europian i tërhoqi punonjësit e misionit ndërkombëtar të sigurimit të kufijve, EUBAM dhe i dërgoi në Tunizi. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u drejtoi së fundmi thirrje trupave në lindje të Libisë të gjeneralit Khalifa Haftari të ndërpresin operacionet ushtarake dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve nën drejtimin e OKB-së.

Haftar vazhdon ofensivën

Megjithë apelet ndërkombëtare për paqen, nuk ka shenja të qetësimit të konfliktit të armatosur në Libi. Kreu i parlamentit libianolindor, Aguila Saleh, bëri të ditur në fundjavë, se gjenerali i rebelëve, Haftari do të vazhdojë ofensivën e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht. Haftari është komandanti i të vetëshpallurës „Ushtria Kombëtare Libiane”, LNA, që mbështetet nga grupet rivalizuese në lindje të vendit. „Ne i sigurojmë qytetarët e Tripolit, se fushata për çlirimin e Tripolit do të jetë e kufizuar, dhe nuk do të shkelen liritë e tyre, por do të rivendoset siguria dhe do të luftohet terrorizmi”, ka thënë Saleh.

Trupa e LNA sigurojnë portet e naftës

Njësitë e trupave mbështetëse të qeverisë në Tripoli kanë frenuar deri më tani ofensivën e Haftarit kundër Tripolit. Luftimet janë përqëndruar së fundmi në një aeroport, afër 11 kilometra qendrës së qytetit. Në Lindje të Libisë, një njësi e LNA-së përgatitet për të siguruar dy portet kryesore libiane të naftës, Es Sider dhe Ras Lanuf. Qeveria kundërshtare libianolindore, sipas të dhënave të saj, pret një sulm të grupeve të armatosura besnike të qeverisë në Tripoli. Nëse kjo ndodh, atëherë në konfliktin libian hapet një front i ri lufte. DW

Modifikuar më Hënë, 15 Prill 2019 12:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...