Vrasje në një sinagogë në Kaliforni, po festoheshin pashkët

Diel, 28 Prill 2019 09:01

Në Poway të Kalifornisë hebrejtë ishin mbledhur në Sinagogë për të marrë pjesë në shërbesën fetare ditën e fundit të pashkëve. Por një person hyri dhe vrau një grua dhe plagosi tre vetë.

Në Poëay të Kalifornisë hebrejtë ishin mbledhur në Sinagogë për të marrë pjesë në shërbesën fetare të Pashkëve, ditën e fundit të saj, të shtunën, kur një person i armatosur hyri brenda dhe hapi zjarr mbi besimtarët, duke lënë të vrarë një grua dhe plagosur tre të tjerë.

Personi, i cili u largua nga sinagoga me një makinë dhe u kap më pas nga policia u identifikua si John Earnest, 19 vjeçar nga San Diego. Ai mendohet të jetë autori i një “manifesti”, sipas të cilit personi po ashtu i ka venë zjarrin muajin e kaluar një xhamije.

Kryetari i Bashkisë në Poway, Steve Vaus, tha për televizionin CNN, tha se kemi të bëjmë me “vrasje të kryer nga urrejtja”. Ai iu referua thirrjeve të përdorura nga vrasësi gjatë hyrjes në sinagogë. Vaus, tha se vrasësi e ka pasur sinagogën si objektiv të sulmit.

“Unë mësova se ai ishte dikush që ishte mbushur me urrejtje në zemër, urrejtje për komunitetin tonë hebre.” Sipas njoftimeve të mediave katër viktimat u vendosën në vend të sigurt.

Sherifi i San Diegos shpjegoi se policët u thirrën të shkonin në shtëpinë e Zotit në Poway, pak para orës 11:30. Në sinagogën e lëvizjes ortodokse Shabad, duhet të kishte filluar festa hebreje e pashkëve, e cila përkujton largimin e izraelitëve nga Egjipti dhe çlirimin nga skllavëria. Festa që zgjati një javë përfundoi ditën e shtunë me një darkë.

Vrasje në sinagogë, Poway, San Diego

Edhe ministria e Jashtme në Jeruzalem bëri të ditur se ka patur shumë të plagosur. Konsullata në Los Anxhelos është duke parë nëse mes të prekurve ka edhe izraelitë. Stacioni lokal njoftoi se mes të plagosurve ndodhet edhe rabini që ishte duke mbajtur shërbimin fetar.

Sherifi tha se FBI dhe policia janë duke hetuar “pjesëmarrjen e mundshme” të vrasësit në një zjarr të vendosur në qendrën islamike në Secondido, më 24 mars, rast gjatë të cilit nuk ka pasur njerëz të lënduar. Sherifi tha se arma automatike që ka përdorur Earnest, u bllokua pasi raundit të parë të qëllimeve dhe se ai nuk ka pas kryer më parë vepra kriminale.

Trump dërgon ngushëllime

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu nga Shtëpia e Bardhë, “keqardhje të thellë”. “Aktualisht duket të jetë krim i kryer nga urrejtja, por ngushëllime gjithë të prekurve, ne do hetojmë të mësojmë gjithçka,” tha Trump. Kongresmenia demokrate, Alexandria Ocasio-Cortez tregoi “se është zemërthyer” nga sulmi i ndodhur. “Ne kemi përgjegjësi, që të mbrojmë dhe duam fqinjët tanë,” tha ajo.

Deputeti demokrat nga Kalifornia, Mike Levin, kërkoi që t’ i jepet fund urrejtjes dhe dhunës.

Ngarja të kujton vrasjet në Pitsburg

Gjashtë muaj më parë një radikal i djathtë vrau 11 vetë në sinagogën “Pema e jetës” në Pitsburg, shtetin federal të Pensilvanisë. Ajo ka qenë sulmi më i rëndë kundër një komuniteti hebre në SHBA. Vrasësit është aktualisht duke iu bërë procesi. Në vitin 2008, në një seri aktesh terroriste në Mumbai të Indisë, u sulmua Shtëpia e Shabatit, dhe u vranë gjashtë vetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...