Uashingtoni paralajmëron Iranin

Tuesday, 09 July 2019 22:05

Zyrtarë të lartë amerikanë thonë se Irani nuk duhet të verë në provë durimin e Amerikës, ndërsa prodhon materiale bërthamore në sasi dhe cilësi që i kalojnë kufijtë e vendosur në marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015. Reagimi vjen ndërkohë që inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike vertetuan se Irani shkeli kufirin e përcaktuar në marrëveshjen bërthamore e cila kishte për synim që Teherani të mos prodhonte armë bërthamore.

Irani thotë se do të shkelë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga ajo vitin e kaluar. Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga Zëvendëspresidenti Mike Pence.

“Irani nuk duhet të ngatërrojë qëndrimin e përmbajtur amerikan me mungesë të vëndosmërisë amerikane. Shpresojmë për më të mirën, por Shtetet e Bashkuara dhe ushtria jonë janë të gatshme të mbrojnë interesat, përsonelin dhe shtetasit amerikanë në rajon. Do të vazhdojmë të kundërshtojmë influencën malinje të Iranit, do të vazhdojmë presionin ndaj ekonomisë së tyre dhe nën Presidentin Donald Trump, Amerika nuk do të lejojë kurrë Iranin të ndërtojë armë bërthamore.”

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton bëri një paralajmërim të ngjashëm. “Do të vazhdojmë shtimin e presionit ndaj regjimit iranian deri sa ai të braktisë programin e armëve bërthamore dhe u jep fund aktiviteteve të dhunshme në Lindjen e Mesme, përfshi veprimet dhe mbështetjen për terrorizmin në botë.”

Një drejtues i lartë ushtarak iranian tha se vendi i tij nuk po kërkon luftë me asnjë vend. Ai tha se Irani po u bën thirrje vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore që të gjejnë një rrugëdalje nga sanksionet paralizuese amerikane përfshi eksportin e rëndësishëm të naftës. Bashkimi Evropian dhe Rusia shprehën shqetësime lidhur veprimet iraniane për pasurimin e uraniumit. Rusia gjithashtu ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore vitin e kaluar. /Voa/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

I dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Apeli lë në burg Redjan Rrajën

Aktualitet

I dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Apeli lë në burg Redjan Rrajën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda zhvilloi seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë së Redjan Rrajës, i vetmi i arrestuar për atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit...

613 kg kokainë/ Kërkohet 21 vite burg për Arbën Çekajn

Aktualitet

613 kg kokainë/ Kërkohet 21 vite burg për Arbën Çekajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të kërkojë dënimin 21 vitesh burg për biznesmenin Arbër Çekaj, por me gjykim të shkurtuar ai të dënohet me 14 vite. Sipas prokurorisë, Çekaj...

Kryebashkiakja holandeze shokohet nga laboratori i kokainës

Aktualitet

Kryebashkiakja holandeze shokohet nga laboratori i kokainës

Një kryetare bashkie në Holandë tha se ka mbetur e shokuar nga përmasat e laboratorit të kokainës, të zbuluar në Sint Willebrord. Marjolein van der Meer Mohr tha se ka mbetur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!