Gjermania e Franca i kërkojnë Italisë të hapë portet për emigrantët, Salvini braktis mbledhjen

E Enjte, 18 July 2019 14:32

Italia është përplasur ashpër me Francën dhe Gjermaninë, lidhur me portet e mbërritjes së emigrantëve në një paratakim përpara bisedimeve joformale ndërmjet ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së të enjten në Helsinki.

Zv.kryeministri, njëkohësisht ministri i Brendshëm italian, Salvini, është larguar nga mbledhja pas përplasjes së ashpër me homologët francezë e gjermanë lidhur me këtë ëështje.

Ai u tha atyrej se Italia ishte kundër parimit të portit më të afërt, që duhet të priste emigrantët, sipas burimeve të ministrisë së Brendshme.

Salvini u mbështet në këtë qëndrim nga kolegu i tij maltez. Parisi dhe Berlini, nga ana tjetër, kanë këmbëngulur në marrjen e miratimit për një dokument që lidh vendet mesdhetare me një detyrim në pritjen e emigrantëve në portet më të afërta, citon Ansa burime nga takimi.

Italia dhe Malta përgatitën një letër jozyrtare për takimin e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë në Helsinki duke thënë se ‘rregullat e kërkim-shpëtimit në det (SAR) nuk duhet të shfrytëzohen më’.

Dokumenti konfidencial titullohet: ‘Skenat e reja, rregulla të reja për një kornizë ligjore për migracionin e paligjshëm nga deti dhe për një reformë të strategjive të azilit’.

Dokumenti thotë se menaxhimi i aplikimeve për azil duhet të parashikojë riatdhesimet.

‘Dinamika aktuale e migrimit kërkon një rishikim gjithëpërfshirës të rregullave dhe strategjive në lidhje me emigracionin e parregullt nga deti, si dhe menaxhimin e kërkesave për azil, të cilat gjithashtu duhet të përfshijnë riatdhesimin e personave për të cilët refuzohet kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare’, thuhet në dokumentin jozyrtar të përgatitur nga ministrat e Brendshëm italiane dhe maltezë.

Italia dhe Malta kanë peshën kryesore të pritjes së emigrantëve në Evropë nëpërmjet rrugës qendrore të Mesdheut. Ardhjet e emigrantëve janë ulur me rreth 80% këtë vit, në rreth 3,000 në Itali e Maltë.

Ministri i Brendshëm italian, Salvini ka mbyllur portet e Italisë për anijet e shpëtimit të emigrantëve të OJQ-ve dhe është përplasur jo pak me nivele të larta në BE lidhur me këtë ëështje, por anijet më të vogla po mbërrijnë ende në brigjet e Italisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...