Autori i sulmit në Teksas udhëtoi 1 mijë km për të kryer vrasjet

Saturday, 10 August 2019 10:54

Sulmi në Teksas një javë më parë ku humbën jetën 22 persona kishte si synim popullsinë latine në vend. Autori ka rrëfyer se kishte udhëtuar rreth 1 mijë kilometra deri në qytetin kufitar të El Pasos, ku ndodhi tragjedia.

Autori i masakrës së El Pasos në një qendër tregtare fundjavën e kaluar, ku u vranë 22 persona, ka rrëfyer se objektivi i tij ishin shtetasit meksikanë.

Sipas një procesverbali të policisë vendase të publikuar në mediet amerikane, 21-vjeçari, Petrik Krusius, e kishte ndërmarrë sulmin për shkak të racizmit për latinët.

Urrejtjen për ata që ai i quante pushtues të Amerikës e kishte shprehur edhe në një manifest të hedhur në internet përpara sulmit.

I dyshuari mësohet se ditën e ngjarjes kishte udhëtuar rreth 1 mijë kilometra nga qyteti i Dallasit drejt qytetit kufitar të El Pasos në shtetin e Teksasit.

Me vetë ai kishte një armë të tipit Kallashnikov dhe shumë krehëra rezervë.

Pas sulmit ai u arrestua nga policia kur po largohej me makinë, dhe akuzat e rënda mund ta dënojnë me vdekje.

Pasi vizitoi viktimat dy ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se do të punojë seriozisht për të propozuar masa për kontrollin e armëve të zjarrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...