Trump: Kim Jong Un dëshiron të takohemi sërish që të fillojnë negociatat

Hënë, 12 August 2019 08:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, dëshiron të takohet sërish që të fillojnë negociatat, pas përfundimit të bashkëpunimit ushtarak në mes të SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se Kim i ka bërë këto deklarata përmes një letre dhe se shpreson se do të takohen shumë shpejtë.

Presidenti amerikan tha se Kim i ka kërkuar falje për testimet e raketave në ditët e fundit, por i ka premtuar se do të ndërpresin këtë aktivitet kur të përfundojnë ushtrimet ushtarake me Korenë Jugore.

Korea Veriore ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër të shtunën, deklaruan autoritetet e Koresë Jugore, duke theksuar se ky veprim është “shprehje e forcës” kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë Jugore me Shtetet e Bashkuara.

Lëshimi i raketave erdhi disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka pranuar “një letër shumë të bukur” nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Trump dhe Kim janë takuar tri herë, në Singapor, Hanoi dhe zonën e de-militarizuar koreane.

Presidenti amerikan që ka shfaqur simpati për liderin Kim gjatë cdo takimi, ka premtuar se do ta mbështes Korenë Veriore ekonomikisht nëse tërhiqet nga programi bërthamor.

Korea Veriore ka deklaruar se armët janë për vet-mbrojtje dhe ka insistuar në largimin e sanksioneve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...