I besuari i Orbanit, kush është komisari i Zgjerimit në BE. 63-vjeçari i panjohur e pa ambicie politike, DW: Nuk pritet që…

E mërkurë, 11 September 2019 09:24

Eshtë një triumf diplomatik për kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban: Ish-ministri i tij i Drejtësisë, László Trócsányi merr një post kyç në Komisionin e ri të BE.

Me komisarin e fundit të BE-së, kryeministri i Hungarisë nuk pati fat: Tibor Navracsics, një anëtar i vjetër i partisë Fidesz të Orbanit dhe një njeri i toneve të moderuara, si komisar për Kulturën, Rininë dhe Sportet në intervista kufizohej gjithnjë me kujdes lidhur me shpërthimet e iliberalizmave të tipit Orban. Në mënyrë indirekte madje ai theksonte, se në radhë të parë ai është i detyruar kundrejt institucionit të BE-së dhe detyrave të tij si anëtar i Komisionit të BE-së.

Kësaj here Viktor Orbán doli me një kandidat të sigurtë, kur qeveria hungareze nominoi ish-ministrin e Drejtësisë, László Trócsányi për postin e komisarit të BE-së, një njeri, i cili e mbështet pa kufizime dhe është besnik ndaj Orbanit. Hungaria mori një post në Komision me efekt në opinion, atë të Zgjerimit dhe Fqinjësisë në BE. Për Viktor Orbánin ky është një nga sukseset më të mëdha diplomatike përgjatë viteve të fundit dhe pothuajse një triumf ndaj BE-së – Hungaria është e konfrontuar në BE me procesin e nenit 7 lidhur me shtetin ligjor. Përveç kësaj anëtarësia e Fidesz-it në grupin e Partive Popullore Europiane në pranverë u suspendua.

Në botën e jashtme i panjohur

Ndërsa tani Trócsányi do të jetë komisar i BE-së. Në botën e jashtme 63 vjeçari deri më sot ka qenë i panjohur. Edhe në Hungari opinioni nuk e ka njohur atë deri në ditën kur më 2014 ai u emërua ministër i Drejtësisë. Prej kohësh ai bënte pjesë në bankën e rezervave të kuadrove të Fidesz-it nacional-koncervator. Specialisti për të drejtën krahasuese kushtetuese dhe për çështjet e drejtësisë lidhur me integrimin europian ka bërë karrierë si diplomat e ambasador në Bruksel në kohën e qeverisë së parë të Orbán-it në vitet 1998 – 2002, më pas ai u emërua gjyqtar kushtetues. Ambicie të mëdha politike ai nuk ka pasur asnjëherë.

Sidoqoftë Trócsányi nuk bën pjesë në radhët e nxitësve në sistemin e Orbán dhe gjithmonë ai argumenton në mënyrë të arsyeshme. Por në pozicionet e tij Trócsányi nuk lë asnjë dyshim. Gjatë emërimit si ministër i Drejtësisë p.sh. ai theksoi prioritetin e filozofisë së drejtësisë të fundit të shekullit të 20-të kundrejt të drejtave individuale. Ka edhe një mënyrë të vepruari, që u jep rëndësi interesave të përbashkëta, ai vet e konsideron të rëndësishëm harmonizimin e të drejtave themelore individuale me ato të përbashkëta. Në praktikë Trócsányi është kujdesur, që ligji i diskutueshëm i azilimit, ligjet kundër organazatave jo qeveritare, Lex CEU ose paketa Stop Soros në një farë mënyrë të jenë koherentë.

Qeveria hungareze: Udhëheqja e re në Bruksel duhet të ndalë emigracionin

Në këtë sfond për Komisionin e BE-së shtrohet pyetja, se sa besnik do të jetë Trócsanyi ndaj Brukselit. Të paktën për qeverinë hungareze përgjigja është e qartë: nga udhëheqja e re në Bruksel pritet, që të ndalë migracionin dhe që Europa të mbrojë kombet dhe kulturën kristiane, thekson ajo në një pozicionim të saj. Për këto vlera angazhohet edhe Trócsányi.

Përveç kësaj posti i komisarit të Zgjerimit në BE ka për Orbán-in edhe një tjetër rëndësi. Hungaria si asnjë vend tjetër prej kohësh është për integrimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit perëndimor, veçanërisht të Serbisë dhe Malit të Zi. Orbán ka marrëdhënie të mira me udhëheqësit autokratë si Aleksandar Vuçiq dhe Milo Gjykanoviç, me ish-autokratin maqedonas, Nikola Gruevski, i cili iu shmang dënimit me burg duke u arratisur në Hungari.

Llogaria e kryeministrit hungarez është, që sa më shpejt vendet si Serbia e Mali i Zi të hyjnë në BE, aq më shumë do të forcohen pozicionet e tij dhe të shteteve të tjera të Vishegradit, pra të Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë. Ndaj nuk pritet që Trócsányi të tematizojë temën e deficitit masiv të demokracisë dhe shtetit ligjor në rajonin e Ballkanit Perëndimor. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...