Sulmet në rafineritë e Arabisë Saudite, rritet rrufeshëm çmimi i naftës

Hënë, 16 September 2019 10:35

Sulmet ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite kanë shkaktuar një rritje të rrufeshme të çmimit të naftës në tregjet globale.

Monarkia e gjirit është eksportuesi më i madh i naftës bruto në botë dhe goditja me drone, dy strukturave strategjike në fundjavë e reduktoi prodhimin me 5,7 milionë fuçi në ditë. Kjo do të thotë gati gjysma e prodhimit të vendit, e barazvlefshme me 5% të konsumit të përditshëm global, duke shkaktuar kështu dëmin më të madh prej një ngjarjeje të vetme për tregjet e arit të zi.

Mbrëmjen e së dielës, nafta bruto u kuotua 15% më lart në SHBA, benzina 11% dhe ajo Brent 18%. Mëngjesin e së hënës, rritja preku edhe tregjet aziatike, duke bërë që brenti, me 66, 55 dollarë për fuçi të mbërrijë nivelin më të lartë që prej luftës së gjirit Persik në 1991, kur u shit për 71,75 dollarë fuçia.

Vazhdon sakaq paqartësia lidhur me organizatorët e sulmit ashtu sic nuk dihet ende se nga u lëshuan raketat që goditën të shtunën objektin saudit të prodhimit të naftës. Shtetet e bashkuara fajësuan Iranin, e madje u shprehën dhe të gatshme të ndërhyrjnë, në një kohë kur përgjegjësinë e pretenduan rebelet Huthi që luftojnë prej vitesh ne Jemen me forcat qeveritare.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...