Tensionet me Iranin/ Pompeo: Strategjia amerikane po funksionon

Hënë, 23 September 2019 09:21

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike të tensioneve me Iranin, që po fajësohet për sulmin ndaj komplekseve saudite të naftës, por ai paralajmëroi se nëse diplomacia dështon, Presidenti Donald Trump “do të marrë vendimet e nevojshme për të arritur objektivat tona”.

Zoti Pompeo i tha televizionit ABC se vendimi i fundit i administratës amerikane për të dërguar trupa shtesë të mbrojtjes ajrore amerikane në Arabinë Saudite do të “përmirësojë aftësitë” dhe “do ta bëjë më të vështirë” për Iranin

Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha të dielën se prania e forcave të huaja në rajonin e Gjirit Persik do të krijonte “pasiguri në rajon”.

LEXO EDHE  Mania për të bërë selfie i marrin jetën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se forcat amerikane në rajon do të ishin të natyrës mbrojtëse.

Sulmi i 14 shtatorit nxorri në pah se sa të ekspozuara janë komplekset e naftës në rajon ndaj sulmeve të dronëve dhe raketave.

Presidenti Trump njoftoi të premten për sanksione të reja ndaj bankës kombëtare të Iranit, duke e shkallëzuar më tej presionin ekonomik ndaj Republikës Islamike, por duke u përmbajtur nga çdo veprim direkt ushtarak./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...