Ofensive turke në Siri, Gjermania merr masa ndaj Turqisë, Liga Arabe thirrje Ankarasë

Diel, 13 October 2019 14:01

Gjermania ka ndaluar eksportet e armëve në Turqi. Kjo masë vjen si kundërpërgjigje ndaj ofensivës që Ankaraja ka nisur kundër Njësive kurde të Mbrojtjes së Popullit (YPG) në verilindje të Sirisë, tha sot një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Turqia ka nisur një operacion ushtarak në Siri, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat nga zona kufitare.

Veprimet e Turqisë janë ndeshur me kritika të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar dhe SHBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar me sanksione Ankaranë.

“Për shkak të ofensivësh ushtarake turke… Qeveria e Gjermanisë nuk do të lëshojë asnjë leje të re për të gjitha pajisjet ushtarake që të mund të përdoren nga Turqia në Siri”, tha ministri i Jashtëm Heiko Maas, sipas një zëdhënësi.

Një ditë më parë, ministrja e Mbrojtjes, Annagret Kramp-Karrenbauer tha se Gjermania pret që të gjithë partnerët e NATO-s – përfshirë edhe Turqinë – të kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

Gjermania gjatë vitit 2018 kishte eksportuar armë në Turqi në vlerë prej 243 milionë eurosh. Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 32019, Turqia kishte pranuar armë nga Gjermania në vlerë prej 184 milionë eurosh, ka raportuar sot gazeta gjermane Bild Am Sonntag.

Nga ana tjetër, Liga Arabe i ka bërë thirrje Turqisë që të ndërpresë ofensivën ushtarake në Siri dhe të tërheqë trupat e saj nga territori sirian.

Kreu i kësaj lige, Ahmed Aboul Gheit tha se operacioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë ka shkaktuar një valë të re të personave të zhvendosur dhe rrezikon “arritjet” e bëra në luftimin e grupit militant, Shteti Islamik. Ofensiva ushtarake e Turqisë në Siri ka hyrë në ditën e katërt.

Mediat shtetërore turke kanë raportuar se forcat opozitare siriane, të cilat i mbështetë Ankaraja, kanë arritur në një autostradë strategjike në verilindje të Sirisë, që gjendet rreth 30 kilometra në jug të kufirit me Turqinë.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se si pasojë e operacionit turk, ka arritur në 30 numri i viktimave.

Ofensivën turke në Siri sot e ka kritikuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili gjatë një bisede telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ka thënë se kjo mund të çojë në ringjalljen e aktivitetit të grupit militant, Shteti Islamik.

Turqia ka thënë se ofensiva ka për qëllim të zmbrapsur Njësitet e kurdëve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) nga kufiri i saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...