Lufta për të nxjerrë një 2-vjeçar nga pusi 180 m i thellë

Hënë, 28 October 2019 13:05

Një operacion i madh shpëtimi për të nxjerrë një vogëlush që ka rënë në një pus të ngushtë në Indi ka hyrë në ditën e tij të katërt. Sujith Ëilson, 2 vjeç, fillimisht ngeci në thellësinë 10 metra, por rënia e tij vazhdoi në fund të pusit 180 metra në shtetin Tamil Nadu.

Shpëtuesit po pompojnë oksigjen për djalin, por shtresa e baltës nuk i lejon të vlerësojnë gjendjen e fëmijës. Tani ata po përdorin makineri të rënda, njësoj si në rastin e Julienit të vogël në Spanjë muaj më parë, për të hapur një pus paralel me atë ku ra fëmija.

Sujith i vogël rrëshqiti brenda pusit të ngushtë të braktisur ndërsa ishte duke luajtur me shokët. Mediat vendase thanë se mamaja e tij, që ishte në pus, i thërriste djalit të vet që të mos qante. Në momentet e para të shpëtimit të tij, ajo u pa duke qepur një çantë, me shpresën se do të mund ta përdorte për ta ngritur djalin sipër mbi tokë.

Të dielën, një ekskavator i dytë u soll pasi përpjekjet për të gërmuar tokën dështuan, sepse toka ishte shumë e fortë. Mediat vendase thonë se po makineria e re po punonte shumë ngadalë. Përpjekjet për ta nxjerrë djalin me litar kishin dalë huq. Zyrtarët thanë se e kishin dëgjuar fëmijën duke marrë frymë, nga një kamera që kishin ulur në pus.

Në qershor të këtij viti, një tjetër vogëlush që kishte rënë në një pus të tillë, vdiq në shtetin Punjab, pavarësisht se pas operacionit dyditor të shpëtimit u arrit që djali të nxirrej.

Këto raste kanë nxitur thirrjet për të gjobitur ata që i lënë hapur puse të tilla. India festoi Divalin gjatë fundjavës, por historia e vogëlushit ka përpirë vëmendjen e gjerë të mediave sociale.

Lutjet janë duke u bërë në të gjithë tempujt, xhamitë dhe kishat nëpër të gjithë vendin për shpëtimin e të voglit.

Të hënën, kryeministri Naredra Modi shkroi në Tëitter me shqetësim për fëmijën. “Lutjet e mia janë për të voglin dhe trimin Sujith Ëilson.” Kjo situatë rikthen në vëmendje rastin e trishtë të vogëlushit Julien në Malaga në janar të këtij viti, që ra në një pus të thellë uji dhe u desh mbi një javë gërmime nga minatorët që të arrihej tek trupi i vogëlushit, që kishte vdekur ndërkohë.

Modifikuar më Hënë, 28 October 2019 15:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...