Serbia sfidon ndërkombëtarët: Blen sisteme antiraketore ruse

E Enjte, 07 November 2019 10:25

Serbia do të blejë sistemet anti raketore ruse Pantsir-S pavarësisht paralajmërimeve për sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave ndërkombëtare Rusia do t’i dërgojë këto sisteme në Serbi në muajt e ardhshëm në përputhje me kontratën e nënshkruar. Alexander Mikheev, kreu i kompanisë zyrtare ruse për eksportin e armëve Rosoboronexport, tha se nuk do të ketë vonesa në dërgesat dhe gjithçka po ecën siç është planifikuar.

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se sistemi i raketave ruse është garantuesi i paqes afatgjatë në rajon. Sipas raportit, qëllimi i furnizimit të sistemit të raketave është mbrojtja e pikave kritike, siç janë aeroportet, komandat dhe qendrat e kontaktit nga sulmet e mundshme me avionë, helikopterë dhe avionë pa pilot. Një muaj më parë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se Beogradi mund të jetë subjekt i sanksioneve nëse blen armë ruse.

“Ne shpresojmë se partnerët tanë serbë do të jenë të kujdesshëm për transaksione të këtij lloji”, ka thënë Palmer. Në muajin tetor, Serbia ka realizuar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, në të cilat janë pozicionuar sistemet raketore ruse, S-400 dhe Pantsir-S. Presidenti serb, Aleksadar Vuçiç ka thënë më 5 nëntor se Serbia do të blejë sistemet raketore nga rusët dhe se dëshiron të anashkalojë sanksionet amerikane apo ndonjë përballje me Amerikën.

Serbia ka marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht synimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Beogradi është zotuar për t’u mos anëtarësuar në NATO dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kunder Rusisë sa i përket anekesimit të Krimesë nga Ukraina. Pak muaj më parë edhe Turqia bleu sisteme anti raketore ruse S400 duke sfiduar thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione të cilat nuk janë vënë në zbatim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...