Spanja në zgjedhje për herë të katërt brenda katër viteve

Diel, 10 November 2019 09:57

Votuesit në Spanjë po përgatiten të shkojnë në votime për zgjedhjet e katërta të përgjithshme të vendit brenda 4 vitesh.

Zgjedhjet e fundit u mbajtën në prill, ku Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) erdhi në pushtet, megjithatë nuk arriti të krijonte një koalicion pasi fitoi shumicën e vendeve, por jo një shumicë në parlament në Madrid.

Vendi është duke luftuar për të formuar një qeveri të qëndrueshme që nga viti 2015.

Pesë kandidatët kryesorë janë kryetari i PP, Pablo Casado, Pedro Sánchez, lideri i Vox, Santiago Abascal, lideri i Podemos, Pablo Iglesias dhe lideri i Ciudadanos Albert Rivera.

Megjithatë, zgjedhjet janë në hije nga trazirat në Katalonia dhe ngritja e partisë së ekstremit të djathtë Vox. Mijëra njerëz mbajtën një tubim në Barcelonë në prag të zgjedhjeve.

Kriza katalanase ka mbizotëruar fushatën zgjedhore, me partitë në të djathtë – Vox, PP dhe qendrën e djathtë Ciudadanos duke marrë një qëndrim të ashpër anti-separatist. Mbështetja për Vox u rrit në zgjedhjet e fundit, me partinë që fitoi 24 vende në parlament me më shumë se 10% të votave. Ndërkohë, PP pësoi performancën e saj më të keqe në zgjedhje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...