Përshkallëzohen protestat në Irak, policia qëllon për vdekje 4 demonstrues

Saturday, 09 November 2019 21:27

Të paktën katër protestues u vranë dhe shumë u plagosën në përleshjet me forcat e sigurisë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, pasi demonstratat kundër korrupsionit të qeverisë dhe dështimit për të siguruar kushte më të mira jetese për irakenët u përshkallëzuan.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve të shtunën u raportua nga zyrtarë mjekësorë dhe ata të sigurisë, të cilët folën para gazetarëve në kushte anonimiteti. Tre nga të vdekurit u qëlluan nga policia kurse i katërti vdiq pasi u godit në kokë me një bombol gazi lotsjellës.

Të shtunën në mëngjes, forcat e sigurisë duke përdorur municione të vërteta larguan demonstruesit nga tre prej urave kryesore mbi lumin Tigër, duke i shtyrë protestuesit të ktheheshin më tej nga Zona e Gjelbër, e cila ka qenë një pikë qendrore e trazirave që kur ato filluan një muaj më parë. Disa demonstrues raportohet se hodhën kokteje molotovë gjatë përleshjeve.

Kryeministri i Irakut Abdul Mahdi lëshoi ​​një deklaratë duke u bërë thirrje protestuesve që të kthehen në jetën normale, ndërsa pranoi gabimet e policisë e dhe premtoi hetime për vdekjen e demonstruesve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

E rëndë/Gjendet i vdekur në burgun grek 36-vjeçari shqiptar

Aktualitet

E rëndë/Gjendet i vdekur në burgun grek 36-vjeçari shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në burgun grek të Agias, në Hania. Sipas mediave greke, në trupin e 36-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk...

Ekstradohet nga Danimarka, greku/ Ja për çfarë akuzohet

Aktualitet

Ekstradohet nga Danimarka, greku/ Ja për çfarë akuzohet

Ekstradohet nga Danimarka drejt vendit tonë, një qytetar grek ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprat penale ‘Krijim i...

Durrës, miratohet lista me 660 familjet e prekura nga tërmeti që përfitojnë qiranë

Aktualitet

Durrës, miratohet lista me 660 familjet e prekura nga tërmeti që përfitojnë qiranë

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar listën me 660 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat përfitojnë subvencionim qiraje. Vendimi është marrë në mbledhjen urgjente të këshillit, që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!