Procesi hetimor, nëntë zyrtarë të lartë dëshmojnë sot në Kongres

Tuesday, 19 November 2019 16:59

Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve pritet të dëgjojë sot dëshmitë hetimore të disa zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare, të cilët ishin dëshmitarë të telefonatës së korrikut mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Jennifer Williams, ndihmëse e Nënpresidentit Mike Pence, dhe Kolonel Lietnant Alexander Vindman, eksperti kryesor për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pritet të bisedojnë me Ligjvënësin gjatë sesionit të mëngjesit.

Kolonel Lietnant Alexander Vindman
Kolonel Lietnant Alexander Vindman

Të dy zyrtarët kanë shprehur shqetësimin për telefonatën që gjendet në epiqendër të hetimeve për përpjekjet e mundshme të Presidentit Trump për t'i bërë presion zyrtarëve ukrainas që të hetonin rivalët e tij politikë.

Pasdite, komisioni do të dëgjojë dëshminë e Kurt Volker, ish-i dërguar i posaçëm në Ukrainë, si dhe Tim Morrison, ish-drejtor për Europën dhe Çështjet e Rusisë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i dorëhequr muajin e kaluar.

Kurt Volker, ish-i dërguari i posaçëm në Ukrainë
Kurt Volker, ish-i dërguari i posaçëm në Ukrainë

Presidenti Trump u shpreh të hënën se do të "merrte realisht në konsideratë" të dëshmonte me shkrim në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...