Vazhdon situata kritke në Universitetin Politeknik të Hong Kongut

Tuesday, 19 November 2019 17:03

Më pak se 200 studentë ndodhen pas barrikadave në mjediset e Universitetit Politeknik në Hong Kong që mbetet i rrethuar nga forca policore që nga e diela. Gjatë 24 orëve të fundit studentët janë larguar gradualisht nga universiteti, ose duke i shpëtuar rrethimit me forma të ndryshme, ose duke iu dorëzuar policisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo po e ndjek nga afër situatën në Hong Kong dhe na përcjell çfarë dëshmoi vetë gjatë ditëve të fundit në terren:

“Pas shpine kam mjediset e Universitetit Politeknik, ku mbetet një numër gjithnjë e më i vogël studentësh, të cilët kanë vendosur të bëjnë qëndresë deri në fund.

Universiteti është plotësisht i rrethuar. Shihen kohë pas kohe individë që përpiqen të çajnë kordonin policor.

Tani policia u ka dhënë studentëve protestues një rrugëdalje të vetme: dorëzoni armët, kaloni nëpër shtegun e hapur dhe do të jeni nën arrest nga forcat e rendit. Shumë studentë nuk e kanë pranuar këtë ofertë, prandaj përpiqen të ikin në forma të ndryshme pa rënë në duart e policisë.

Kam parë tentativa dramatike për t’u shpëtuar policëve. Ka njerëz që zbresin me litarë nga ura; të tjerë janë përpjekur të çajnë kordonin policor me motoçikleta. Në shumicën e rasteve tentativa të tilla nuk kanë dalë me sukses.

Situata në universitet mbetet e pashpresë. Dy studentë i thanë Zërit të Amerikës se kishin menduar edhe vetëvrasjen si opsion. Nuk është e qartë se sa seriozisht e kishin menduar, por është e qartë se situata në këtë pjesë të Hong Kongut po bëhet edhe më serioze”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...