Vendim i pritshëm mbi kërkesën për dëshmi ndaj ish-këshilltarit ligjor të Shtëpisë së Bardhë

Hënë, 25 November 2019 19:01

Një gjykatëse federale amerikane pritet të japë të hënën lidhur me një padi të depozituar nga Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve, për të detyruar ish-këshilltarin ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn që të dëshmojë në hetimin për procesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump.

Komisioni juridik fillimisht kërkuar që zoti McGahn të dëshmonte në lidhje me hetimin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe akuzat se zoti Trump kishte penguar drejtësinë, me përpjekjet për të ndalur hetimin.

Komisioni argumentoi në padinë e depozituar javën e kaluar se është bërë edhe më urgjente dëshmia e zotit McGahn, pas seancave publike të mbajtura nga Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin lidhur me akuzat se zoti Trump i kishte bërë presion Ukrainës për të hetuar rivalin e tij demokrat, Joe Biden.

Gjykatësja Ketanji Brown Jackson e qarkut të Uashingtonit, tha se do ta nxirrte vendimin brenda të hënës.

Zoti McGahn është njëri nga zyrtarët e administratës së presidentit Trump që kanë shpërfillur thirrjet e komisioneve të kongresit për të dëshmuar, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka thënë se ata kanë imunitet ndaj detyrimit për ta bërë një gjë të tillë.

Zyrtarë të tjerë të lartë që kanë refuzuar janë, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton dhe shefi i personelit, Mick Mulvaney.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...