Presidenti rumun i qendrës së djathtë merr një mandat të ri

Hënë, 25 November 2019 19:01

Presidenti rumun i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, fitoi lehtësisht rizgjedhjen në balotazhin e së dielës, duke premtuar të rigjallërojë luftën kundër korrupsionit në vend.

Zoti Iohannis fitoi 63% të votës, ndërsa kundrështarja e tij dhe ish-kryeministrja Viorica Dancila fitoi 37%.

Presidenti Iohannism i partisë Kombëtare Liberale, premtoi se do të jetë president për të gjithë qytetarët dhe e quajti votimin e së dielës një fitore për “Evropën moderne" dhe “një Rumani normale”.

Qeveria e zonjës Dancila ra muajin e kaluar pasi humbi votëbesimin në parlament. Qeveria ishte akuzuar për korrupsion, një dukuri që ka qenë problematike prej kohësh në Rumani.

Në Rumani, presidenca është kryesisht një post ceremonial, megjithatë presidenti ka kompetenca të marrë vendime për politikat ushtarake dhe të jashtme, dhe mund të hedhë poshtë kandidaturat për kryeministër. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...