Pentagoni shkarkon Sekretarin e Marinës

Hënë, 25 November 2019 19:31

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka shkarkuar drejtuesin e marinës ushtarake, duke i dhënë kështu fund një përplasjeje shokuese mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqjes së lartë ushtarake për fatin e një pjesëtari të forcave speciale të marinës (SEAL), i cili akuzohet për krime lufte në Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, saktësoi se Sekretarit të Marinës iu kërkua paraprakisht dorëheqja nga Sekretari i Mbrojtjes dhe se më vonë ai e paraqiti atë.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper
Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper

Sekretari i Mbrojtjes Esper u shpreh se pati humbur besimin tek Sekretari i Marinës Richard Spencer dhe e akuzoi atë se, pa e vënë në dijeni, pati propozuar një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për rastin e ushtarakut në fjalë.

Presidenti Trump pati dalë në mbrojtje të rastit të oficerit të marinës Edward Gallagher, i cili fitoi pafajësinë për akuzën se pati vrarë me thikë një të burgosur militant të Shtetit Islamik, por u gjet fajtor se pati pozuar me trupin e tij në Irak, në vitin 2017.

Oficeri i marinës Edward Gallagher
Oficeri i marinës Edward Gallagher

Shkarkimi i Sekretarit të Marinës është një kthesë dramatike në debatin e shpejtë dhe të ngarkuar politikisht, që ekspozoi një krisje në marrëdhëniet e Presidentit Trump me zyrtarët më të lartë të forcave të armatosura amerikane dhe ngriti pikëpyetje rreth rolit që duhet të luajë komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura në çështjet e sistemit të drejtësisë ushtarake.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...