Pamje të rënda/ Përshkallëzohet situata në Siri, Erdogan kërcënon Rusinë

Hënë, 03 February 2020 21:06

Nga Mohammad Rabie, BILD

Vazhdon lufta për epërsi në Siri. Tani pati një tjetër përshkallëzim.

Sundimtari siran, Bashar al-Assad dhe presidenti rus, Vladimir Putin vijojnë luftën për Idlibin dhe Alepon. Qëllimi i tyre është që të marrin plotësisht kontrollin mbi këto dy qytete, duke zmbrapsur turqit.

 
 

Pasi vrasjes së disa ushtarëve turq në Siri, Turqia ka nisur një sulm hakmarrës në veriperëndim të vendit. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan foli për të paktën 35 viktima nga pala siriane. Kjo nënkupton të vrarë ose të plagosur.

 

Aktivistë nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thanë se 13 ushtarë të qeverisë siriane janë vrarë nga sulmet turke. Erdogan i dërgoi gjithashtu një paralajmërim edhe Rusisë, aleatit të Sirisë, duke i thënë që mos qëndrojnë në rrugën e sulmeve. “Mos na zini rrugën tonë,” tha Erdogan.

Turqia reagoi pas një sulmi mbi forcat turke në provincën e Idlib. Të paktën pesë ushtarë turq dhe një punonjës civil humbën jetën. Shtatë ushtarë u plagosën.

Kurse agjencia siriane e lajmeve Sana tha se ushtria do të vazhdojë të sulmojë ‘fortesat e organizatave terroriste’. Në këto sulme janë vrarë katër ushtarë turq dhe janë plagosur nëntë të tjerë.

Masakër mbi familjet në Idlib dhe Alepo

Popullsia po vuan nga sulmet. Trupat e Asad dhe forcat ajrore të Putinit po e bombardojnë pa mëshirë popullatën civile.

Idlib është e vetmja zonë rebele në Siri pas thuajse nëntë vitesh luftë civile. Ajo kontrollohet nga një milici e afërt me Al Kaedën. Ushtria siriane, që mbështetet nga Rusia, ka nisur një sulm në rrethinat e qytetit. Turqia është në anën e rebelëve dhe kontrollon 12 posta ushtarake në rajon.

Sulmet masive po synojnë edhe Alepon. Largimi i civilëve nga zonat e luftimit është thuajse i pamundur. Vetëm të hënën janë vrarë 13 persona, tha për BILD Hamid Kutni nga Helmetat e Bardha.

Në Idlib, sundimtari Asad shkaktoi një masakër të dielën. Një bombë-fuçi shkatërroi shtëpinë e një familje siriane, duke vrarë tetë persona.

Një dëshmitar nga Helmetat e Bardha, tha për BILD: “Familja ishte në shtëpi kur shpërtheu bomba, e cila e ktheu shtëpinë në hi: katër fëmijë, tri gra dhe një burrë vdiqën. Ishte një masakër. Na u desh pesë orë për të nxjerrë kufomat”.

1
Modifikuar më Tuesday, 04 February 2020 00:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...