Kina kritikon SHBA-në për përhapje të frikës rreth koronavirusit

Tuesday, 04 February 2020 08:47

Kina ka kritikuar SHBA-në për përhapje të frikës pas përhapjes së koronavirusit që ka origjinën në qytetin Wuhan.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, u tha përfaqësuesve të mediave se Washingtoni nuk i ndihmoi Pekinit në betejën e tij kundër koronavirusit fatal.

“Disa shtete, në veçanti SHBA, kanë reaguar në mënyrë jo të duhur, që sigurisht është në kundërshtim me këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”, tha Hua, duke shtuar se shumë shtete kanë përshëndetur Kinën për përpjekjet e saj për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit.

Koronavirusi i ri, i njohur si 2019-nCoV, deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 361 personave dhe ka infektuar mbi 17.200 persona në Kinë. Jashtë Kinës, vetëm një rast i vdekjes është konfirmuar në Filipine.

“Qeveria amerikane nuk na ka ofruar ndonjë ndihmë thelbësore, por ishte e para që evakuoi stafin nga konsullata e saj në Wuhan, e para që sugjeroi tërheqjen e pjesshme të stafit të ambasadës dhe e para që vendosi ndalesë udhëtimi për udhëtarët kinezë”, tha zëdhënësja.

“Gjithçka që ka bërë SHBA është se ka krijuar dhe ka shpërndarë frikë, që është një shembull i keq”, shtoi ajo.

Përhapja e koronavirusit ka ngjallur panik në gjithë botën me infeksione të konfirmuara në shumë vende, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Tajlandën, SHBA-në, Singaporin, Francën, Vietnamin, Malajzinë, Kamboxhian, Sri Lankan, Filipinet, Indinë, Nepalin dhe Kanadanë.

Udhëtarët nga Kina po kontrollohen në aeroportet në mbarë botën. Disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në qytetin Wuhan.

“Kanadaja beson se ndalimi i hyrjes nuk ka asnjë bazë, që është një kontrast i madh me sjelljen e SHBA-së”, tha Hua.

“Kontrasti është provokues. Unë gjithashtu kam vërejtur se ministri kanadez i Shëndetësisë tha se Kanadaja nuk do të ndjekin SHBA-në në vendosjen e kufizimeve të udhëtimit për shtetasit kinezë ose të huajt që kanë qenë kohët e fundit në Kinë”, shtoi Hua.

Japonia, Koreja e Jugut, SHBA, Australia, Pakistani, India, Franca, Gjermania, Indonezia dhe Turqia kanë evakuuar shtetasit e tyre nga qyteti Wuhani, epiqendra e virusit vdekjeprurës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...