Fjalimi i Presidentit drejtuar vendit dhe gjyqi për shkarkim

Tuesday, 04 February 2020 18:58

Ditën e mërkurë Senati do të zhvillojë votimin përfundimtar për ta shpallur të pafajshëm ose për ta larguar nga detyra Presidentin Trump. Votimi në Senat, bëhet një ditë pasi Presidenti të ketë mbajtur para Kongresit fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e vendit. Dy presidentë të tjerë amerikanë para tij i kanë mbajtur fjalimet mbi gjendjen e vendit ndërsa kanë qënë ende në proces gjyqëpsor në Senat, demokrati Bill Clinton dhe republikani Richard Nixon. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim rasteve të dy presidentëve të mëparshëm dhe se si Presidenti Trump mund të mësojë prej tyre.

Donald Trump mund të bëhet presidenti i tretë amerikan që mban fjalimin drejtuar vendit ndërsa në Senat vazhdon gjyqi, për shkarkimin e tij.

Para tij ka qënë presidenti Klinton në vitin 1999.

“Le t’i ngremë sytë si një komb dhe nga maja e këtij shekulli amerikan, të hedhim vështrimin drejt së ardhmes, duke kërkuar bekimin e Zotit në përpjekjet tona dhe për vendin tonë të dashur”, tha Presidenti Bill Clinton.

Në vitin 1974, Presidenti Richard Nixon përballë procedurave të shkarkimit për skandalin “Wotergate” përdori pjesë të fjalimin për të mbrojtur veten.

“Besoj se ka ardhur koha për të përfunduar atë hetim dhe hetime të tjera mbi këtë çështje. Një vit hetimesh për ‘Watergate-in’ është i mjaftueshëm.”

Presidenti Clinton përdori një qasje tjetër, thotë Thomas Schwartz me Universitetin Vanderbilt.

“Ishte shumë optimist, me tone të larta mbi gjendjen e mirë në Shtetet e Bashkuara, se sa e fuqishme ishte ekonomia, sa vende pune ishin hapur dhe se ishte realizuar rimëkëmbja ekonomike. Ai nuk e përmendi fare çështjen e shkarkimit.”

Fjalimi i së martës është veçanërisht i rëndësishëm për zotin Trump para zgjedhjeve të nëntorit. Hans von Spakovsky është me Fondacionin Heritage.

“Ekonomia është në gjendje të mirë, papunësia jashtëzakonisht e ulët dhe faktikisht papunësia për afrikano-amerikanët dhe hispanikët është në nivelet më të ulta ndonjëherë. Besoj se Presidenti do të dojë të flasë për këto arritje pavarësisht se çfarë po ndodh në Kongres, përfshi procesin për shkarkimin.”

Presidenti Clinton u lirua nga akuzat ndërsa Presidenti Nixon dha dorëheqjen para fillimit të gjyqit. Analistët thonë se qasja e zotit Trump do të mbështetet tek dy paraardhësit e tij.

“Me siguri që ai do të ngrejë lartë arritjet e administratës së tij, veçanërisht në ekonomi. Por ai ndoshta mund të përmend procesin e shkarkimit dhe ndoshta do të sulmojë fuqishëm demokratët për politikën e tyre mbi këtë”, thotë profesori Thomas Schwarts me Universitetin Vanderbilt.

Nëse u referohemi tubimeve të zotit Trump, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në gjyqin për shkarkimin e tij, Presidenti Trump ka të ngjarë të vazhdojë të tregohet optimist.

“Këtë nëntor do të fitojmë shumicën në Kongres dhe në Senat dhe do të mbajmë Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Presidenti Trump gjatë një tubimi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pirro Ahmetaj:Gëzuar 11 vjetorin e anëtarësimit në aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Politikë

Pirro Ahmetaj:Gëzuar 11 vjetorin e anëtarësimit në aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Të dashur bashkëAtdhetarë 🇦🇱, 4 Prill, 11 vjet më parë Shqiptarët realizuan një ëndërr shekullore: “i`u bashkuan aleancës më të fuqishme ushtarake të njerëzimit por edhe familjes së vlerave perëndimore”. Sa më...

Tragjedi në botën e modës, ndahet nga jeta stilisti legjendar i këpucëve. Dyshohet se u infektua me koronavirus

Globi

Tragjedi në botën e modës, ndahet nga jeta stilisti legjendar i këpucëve. Dyshohet se u infektua me koronavirus

Sergio Rossi, stilisti i njohur i këpucëve, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së stilistit legjendar, i cili themeloi një nga markat më të...

Ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Moti

Ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Mot i variueshëm parashikohet te jete sot dhe neser, me ere te vrullshme dhe me prani te reshjeve te shiut.motSherbimi Meteorologjik Ushtarak ben me dije se dita e sotme parashikohet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!