Fillojnë të dalin pasagjerët e anijes së prekur nga koronavirusi

E mërkurë, 19 February 2020 17:59

Qindra pasagjerë kanë nisur të dalin nga një anije e cila u vendos dy javë nëkarantinë në një port japonez, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri që u ka marrë jetën mbi 2 mijë vetëve në Kinë.

Rreth 500 pasagjerë pritet të zbresin nga “Diamond Princess” të mërkurën nëYokohama, atje ku anija ishte ankoruar prej mbërritjes së saj më 3 shkurt. Zyrtarëtjaponezë të shëndetësisë i futën të 3,700 pasagjerët dhe ekuipazhin e anijes nëkarantinë, pasi një prej pasagjerëve që kishte zbarkuar në Hong Kong u diagnostikuase ishte prekur nga COVID-19. Por kjo nuk e ndali përhapjen e virusit pasi 542 pasagjerë rezultuan të infektuar, çka e bën atë grupin më të madh të të prekurve tëkonfirmuar jashtë territorit kinez.

Pekini njoftoi të mërkurën se numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka mbërritur në2,004 vetë. Shumica e vdekjeve janë raportuar në provincën Hubei.

Gjashtë persona jashtë territorit kinez kanë humbur jetën si pasojë e virusit, rasti mëi fundit një burrë 70-vjeçar në Hong Kong, që përbën dhe rastin e dytë të vdekjes përkëtë territor. Komisioni kinez për Shëndetin raportoi të mërkurën 1,749 rastepersonash të prekur nga virusi, numri më i ulët deri më tani për muajin shkurt, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Kinë në 74,000 tëinfektuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...