Irani thotë se nuk do ta dorëzojë kutinë e zezë të dëmtuar të avionit ukrainas

E mërkurë, 19 February 2020 18:04

Irani njoftoi se kutia e zezë e aeroplanit ukrainas, të cilin e rrëzoi vetë gabimisht pakkohë më parë është dëmtuar dhe se nuk ka në plan t’ia japë atë për shqyrtim asnjëvendi tjetër.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet medias shtetërore iraniane e cila citonte zyrtarë të lartëtë vendit. Irani ka qenë nën presion të vazhdueshëm ndërkombëtar për të lejuarekzaminimin e dhënave të kutisë së zezë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha javën e kaluar se ai kishte thënë ministrit tëJashtëm iranian Mohammad Javad Zarif se duhej të kryhej një hetim i plotë dhe ipavarur rreth incidentit.

Avioni ukrainas me 176 persona në bord u rrëzua pak minuta pas nisjes nga aeroportii Teheranit më 8 janar, gjë që çoi në vdekjen e të gjithë personave në bord.

Mes viktimave ishin 82 shtetas iranianë e 63 kanadezë, shumë prej tyre me origjinëiraniane. Incidenti ndodhi ndërsa forcat iraniane të mbrojtjes ajrore ndodheshin nëgatishmëri të lartë pasi kishin sulmuar vetëm pak orë më parë me raketa balistikeforcat amerikane në Irak. Sulmi me raketa ishte një kundërpërgjigje e Iranit ndajvrasjes nga forcat amerikane të gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

"Ne gëzojmë të drejtën ta këqyrim vetë kutinë e zezë. Kemi të drejtën të jemi tëpranishëm në çdo ekzaminim të saj", tha zoti Zarif. Ai tha se Teherani nuk do tëlejonte që një vend tjetër të kryente shqyrtimin e kutisë së zezë në vend të Iranit. Porzoti Zarif shtoi se po zhvillon bisedimeve me vende të tjera, veçanërisht me Ukrainënlidhur me hetimin.

Ministri iranian i Mbrojtjes Amir Hatami tha se kutia e cila regjistron të dhëna mbifluturimin kishte pësuar "dëme të dukshme dhe se i është kërkuar industrisë sëmbrojtjes të ndihmojë në rregullimin e saj".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...