Kina heq akredimin e tre gazetarëve të Wall Street Journal

E mërkurë, 19 February 2020 18:05

Kina ka revokuar letrat kredenciale të tre gazetarëve me gazetën Wall Street Journal me qendër në SH.B.A., për shkak të titullit të një editoriali të fundit që qeveria kineze e konsideroi racist.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang u tha gazetarëve në Pekin të mërkurën se gazeta nuk pranoi të kërkonte falje për editorialin e saj të 3 shkurtit, me titullin "Kina është Njeriu i Sëmurë i Vërtetë i Azisë". Editoriali, i shkruar nga akademiku amerikan Walter Russell Mead, kritikoi reagimin e Kinës ndaj shpërthimit të koronavirusit të ri që ka vrarë mbi 2,000 njerëz në kontinent, që kur filloi dy muaj më parë. Dhjetëra mijëra njerëz, si në Kinë ashtu edhe në disa vende të tjera, janë infektuar nga virusi.

Shprehja "i sëmuri i Azisë" është përdorur historikisht për të kategorizuar popullin kinez si të përfshirë nga sëmundjet dhe të papastër. Titulli, megjithatë, u shkrua nga dikush në redaksi, jo nga zoti Mead dhe as nga korrespondentët.

Gazeta njoftoi se tre punonjësve të saj, zëvendës shefit të zyrës Josh Chin, korrespondentit Chao Deng (të dy shtetas amerikanë), si dhe korrespodentit Philip Wen (shtetas australian) u janë dhënë pesë ditë afat për të lënë Kinën.

Një tjetër korrespondent i gazetës Wall Street Journal, Chun Han Wong, u dëbua vitin e kaluar pasi shkroi një artikull në lidhje me një të afërm të Presidentit Xi Jinping.

Vendimi i së mërkurës për të dëbuar gazetarët vjen një ditë pasi administrata Trump njoftoi se do të trajtojë pesë media kineze të drejtuara nga shteti, përfshirë agjensinë e lajmeve Xinhua dhe Rrjetin e Televizionit Global Kinez, njësoj si ambasadat e huaja, duke u kërkuar atyre që të regjistrojnë në Departamentin e Shtetit punonjësit dhe pronat e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...