Angli, nxënësit shesin drogëra të forta nëpërmjet Snapchat-it

E Enjte, 20 February 2020 11:31

Nxënës në shkolla të ndryshme të Anglisë po përdorin rrjetin social Snapchat për të shitur droga të forta te nxënësit e tjerë.

 Një 16 vjeçar thotë se mund të fitojë deri në 7000 paundë në muaj. Adoleshenti thotë se kjo metodë përdoret për të reklamuar në një rrjet më të gjerë ofertat, për të tërhequr kështu klientë që fillojnë në moshën 12 vjeçare.

Ai foli për podkastin The Next Episode, ku tha: “Unë mund të fitoj deri në 7000 paundë në muaj. Është shumë e lehtë. Mund ta hapësh llogarinë me një numër jo personal dhe të jesh sa anonim të duash. Llogaria mund të të mbyllet pas disa kohësh, por mund të hapësh lehtësisht një të re.”

Në Angli, 3 fëmijë përjashtohen apo pezullohen nga shkolla çdo ditë për probleme me droga apo alkoolin. Në 5 vitet e fundit kjo prirje ëshët rritur me 55%.

Një 15 vjeçar tha për emisionin radiofonik të BBC se një shok i tij piu ekstazi para provimit, ndërsa fëmijë të tjerë pijën ketaminë në shkollë.

Një 14 vjeçar thotë: “ Një ditë dëgjon se dikush ka kokainë, ekstazi dhe më pas vjen makina e policisë dhe shikon dikë ta marrin në pranga.”

Ky emision nxorri në pah se rrjetet sociale janë një nxitës në problemin me drogën. Snapchat prek 60% të individëve nga mosha 13 në 34 vjeç.

Vetë Snapchat tha për këtë emission: “Ne jemi të përkushtuar ndaj sigurisë së komunitetit tonë dhe rregullat tona ndalojnë këdo që përdor Snapchat të shesi apo blejë drogë nëpërmjet tij.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...