SHBA, Trump fajëson median për trajtimin histerik të COVID-19

Hënë, 02 Mars 2020 08:31

Presidenti Donald Trump e konsideroi shpërthimin global të koronavirusit si një komplot liberal që synonte të minonte mandatin e tij të parë, krahas impeachment kundër tij si edhe krahas çështjes Mueller, shkruajnë Nancy Cook dhe Mathew Choi për politico.eu

Ai fajësoi shtypin se po vepronte në mënyrë histerike në lidhje me koronavirusin, që  është përhapur në Kinë, Japoni, Korenë e Jugut, Iran, Itali dhe SHBA dhe minimizoi rreziqet e tij duke dalë edhe kundër mendimit të ekspertëve se kemi të bëjmë me një grip të zakonshëm.

“Demokratët po e politizojnë koronavirusin. Ata po e politizojnë atë”, tha Trump.

“Ata nuk kanë asnjë të dhënë”, theksoi ai.

Trump e konsideroi koronavirusin “mashtrim e tyre të ri”.

Komentet e Trump erdhën pasi Shtëpia e Bardhë është përpjekur t’u përgjigjet në mënyrën e duhur dhe të përmbajtur çështjeve që kanë të bëjnë me koronavirusin.

Duke hedhur poshtë raportimin e lajmeve për virusin dhe duke u përpjekur të bëjë liberalë përgjegjës për një krizë të mundshme të shëndetit publik që ka pak lidhje me politikën, Trump bëri atë që bën shpesh më mirë: ai kërkoi të shmangë fajin në një kohë kur shumë amerikanë kërkuan fakte shkencore.

Pasi Trump kishte minimizuar rreziqet e koronavirusit, ai siguroi mbështetësit se Shtëpia e Bardhë ishte “e organizuar në mënyrë madhështore” për luftën kundër koronavirusit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...