Macron: Rusia të ndalojë menjëherë sulmet në veriperëndim të Sirisë

Hënë, 02 Mars 2020 08:50

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmet në veriperëndim të Sirisë

Në një deklaratë nga rezidenca Elysee, thuhet se Macron ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe atë të Rusisë, Vladimir Putin, lidhur me situatën e fundit në Idlib.

Në bisedimet e zhvilluara Macron ka shprehur shqetësimet e tij për situatën humanitare që vazhdon në rajon.

Pas sulmeve ndaj ushtarëve turq në Idlib, Macron i ka përcjellë presidentit Erdoğan ngushëllimet dhe se solidarizohen me Turqinë. Ai i ka bërë thirrje Rusisë dhe Turqisë “për t’i dhënë fund armiqësive dhe të sigurojnë armëpushimin në rajon” në kuadër të vendimeve të marra në takimin e zhvilluar në vitin 2018 në Stamboll.

Duke vënë në dukje se Rusia duhet të marrë përgjegjësitë e saj si një vend anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), Macron ka bërë thirrjen që “t’u japë menjëherë fund sulmeve në veriperëndim të Sirisë, të respektojë të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe të mbrojë popullatën civile”.

Macron ka thënë se Franca është e gatshme të kontribuojë në uljen e tensioneve për rifillimin e procesit politik në rajon dhe se me partnerët evropianë do të kalojë në veprim për të përballuar nevojat e popullatës civile në rajon.

Gjithashtu presidenti francez ka shprehur falënderimet ndaj Turqisë për ndihmën e dhënë për refugjatët sirianë.

“Lidhur me këtë çështje ne jemi në solidarizim të plotë me Turqinë”, tha Macron duke ftuar Turqinë që të bashkëpunojë me Francën dhe Bashkimin Evropian (BE) për menaxhimin e rrjedhës së migracionit./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...