Zeri i Amerikes: SHBA me numrin më të madh të rasteve me koronavirus në botë

Premte, 27 Mars 2020 20:16

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tani numrin më të madh të rasteve me koronavirus në botë, duke lënë pas Kinën dhe Italinë. Të premten në mëngjes, në Shtetet e Bashkuara pati 85,996 raste të konfirmuara, Kina 81,897, ndërsa Italia, epiqendra e virusit në Evropë kishte 80,589 raste, sipas shifrave të Qendrës së Informacionit për Koronavirusin në Universitetin, Johns Hopkins.

Presidenti kinez Xi Jinping i tha të premten në një bisedë telefonike presidentit amerikan Donald Trump se Kina është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Shteteve të Bashkuara në betejën kundër virusit.

Pas telefonatës, zoti Trump shkruante në Twitter: “Sapo bëra një bisedë shumë të mirë me Presidentin Xitë Kinës. Diskutuam në hollësi për koronavirusin që po pllakos pjesë të mëdha të planetit tonë. Kina ka kaluar shumë dhe ka fituar shumë njohuri për virusin. Po bashkëpunojmë nga afër. Shumë respekt (për Kinën)!”

Por në konferencat e tij për shtyp, presienti amerikan nuk ka treguar shumë respekt për Kinën, duke bërë komente ofenduese lidhur me mënyrën se si e ka menaxhuar epideminë vendi aziatik. Udhëheqësi amerikan i është referuar shpesh sëmundjes si “virusi kinez”.

Në Shtetet e Bashkuara, shteti i Nju Jorkut është epiqendra e virusit dhe qyteti i Nju Jorkut pika më e nxehtë. Në qytetin më të madh të vendit, ka pasur 21 mijë raste me COVID-19 dhe zyrtarët thonë se kjo shifër rritet me 3 mijë në ditë.

Ndërkohë, në Luizianë numri i rasteve po rriten me shpejtësi. Me 2,305 raste të konfirmuara, ky shtet ka të njëjtin nivel infektimi për frymë popullsie. Të paktën 83 vetë kanë vdekur.

Të premten Dhoma e Përfaqësuesve ka në plan të miratojë një paketë stimujsh ekonomikë prej 2 trilionë dollarësh që Senati e miratoi të mërkurën në darkë dhe Presidenti Trump ka lënë të kuptohet se do ta nënshkruajë.

Pjesa kryesore e paketës janë pagesat direkte ndaj individëve që kanë humbur punën dhe bizneset e detyruara të mbyllin dyert për shkak të epidemisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...