Rritet numri i vdekjeve në Turqi, arrin në 92 persona. Erdogan mbyll gjithë fluturimet: Me lejen e Allahut besojmë se …

Saturday, 28 Mars 2020 08:12

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) Turqia do të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përderisa numri i vdekjeve nga pandemia në vend u rrit në 92, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në një fjalim drejtuar kombit, Erdoğan tha se “të gjitha fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar për një periudhë të pacaktuar”.

Sa i përket transportit të brendshëm, presidenti turk tha se udhëtimet brenda qyteteve tani do t’u nënshtrohen lejes së autoriteteve lokale.

Duke theksuar se Turqia ka klasën më të mirë të shtretërve të kujdesit intensiv për popullatën, Erdoğan tha se ata po rrisin prodhimin e respiratorëve.

“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, me lejen e Allahut besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje”, tha presidenti turk, duke i bërë thirrje popullit të qëndrojnë të qetë dhe të mos frikësohen.

“Ne vazhdojmë luftën të vendosur kundër COVID-19, së bashku me popullin tonë, me bindjen se asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se fuqia jonë”, shtoi Erdoğan.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar për herë të parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 175 vende dhe rajone.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, mbi 585 mijë raste janë raportuar në të gjithë botën, me mbi 26.500 vdekje dhe rreth 129.500 të shëruar.

Italia, Kina, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga ky virus, i shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pandemi globale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...