‘Askush s’e di sa do zgjasë’/ Merkel flet nga ‘karantina’: Nuk është e lehtë, ja çfarë kuptova. Pse i falënderoj qytetarët

Saturday, 28 Mars 2020 15:10

“Faleminderit. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”. Me këto fjalë, Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka shprehur sot mirënjohjen e saj për disiplinën e treguar nga shumica e qytetarëve gjermanë në zbatimin e masave kufizuese në luftën kundër koronavirusit.

Por paralajmëron se shifrat ende nuk lejojnë për tërheqje kufizimesh dhe bën thirrje për më shumë durim nga qytetarët.

Në mesazhin e saj të regjistruar, Merkel, e cila ndodhet në karantinë që nga e diela e kaluar pasi mjeku i saj u diagnostikua me koronavirus, pranon se “rregullat e reja kanë minimizuar jetën publike të të gjithëve” dhe u kërkon qytetarëve të mos jenë të padurueshëm.

“Askush sot nuk e di me siguri se sa do të zgjasë kjo periudhë e vështirë,” tha Merkel, duke shtuar se “shifrat e përditshme të shpërthimeve të reja nuk na japin për fat të keq asnjë arsye për t’u qetësuar ose për të ulur kufizimet”.

Për ndikimin në ekonomi nga pandemia, Kancelarja gjermane shpreh mirëkuptimin e saj për tregun në tërësi dhe për secilin punonjës individualisht.

“Politika ka ndërmarrë veprime më shpejt se kurrë dhe me më shumë para se kurrë. Unë besoj se mund të themi se ne po bëjmë gjithçka mundemi për t’i dhënë vendit tonë siguri në një kohë pasigurie”, tha ajo.

Referuar përvojës së saj në karantinë, Merkel e pranon se nuk është e lehtë, por me batutë tha se “përfundimisht dikush mund të bëjë shumë punë edhe në shtëpi”.

“Megjithatë unë do të jem e lumtur të kem përsëri kontakte personale kur kjo të jetë e mundur”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...