“Shtetrrethimi” për koronavirusin/ Pamje të rënda nga Kenia, policia hedh gaz lotsjellës dhe dhunon me shkop qytetarët

Saturday, 28 Mars 2020 16:05

Pamje të tmerrshme po qarkullojnë nga Kenia pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës në një turmë të udhëtarëve dhe oficerët u filmuan nga telefona celularë duke goditur njerëz me shkopinj, kur në vend u forcuan masat e bllokimit për Covid-19.

 

Chaos at the Likoni channel as GSU officers descend on ferry commuters, an hour before curfew.

 
 

Duke iu përgjigjur kësaj dhune, “Amnesty International Kenya” dhe 19 grupe të tjera për të drejtat e njeriut reaguan me një deklaratë:

Ne u tmerruam nga përdorimi i tepërt i forcës policore përpara kufirit, i cili filloi mbrëmjen e së premtes. Ne vazhdojmë të marrim dëshmi nga të dhunuarit, dëshmitarët okularë dhe pamjet video që tregojnë policinë duke sulmuar anëtarët e publikut në pjesë të tjera të vendit.

Gazi lotsjellës shkaktoi të vjella tek qindra njerëzit që përpiqeshin të arrinin në një traget në qytetin portual të Mombasa përpara orarit të shtetrrethimit, u panë teksa pështynin dhe fshinin lotët, duke rritur mundësinë e përhapjes së virusit”, thuhet në deklaratë.

“Associated Press” raportoi të shtunën deklaratën nga ministria e Brendshme e Kenias e cila thoshte se shtetrrethimi “ka për qëllim mbrojtjen ndaj një kërcënimi të dukshëm për shëndetin publik. Thyerja e shtetrrethimit nuk është vetëm e papërgjegjshme, por gjithashtu rrezikon të tjerët”.

Qeveria e Kenias nuk ka bërë me dije se sa persona janë arrestuar deri tani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...