Tragjedi në botën e modës, ndahet nga jeta stilisti legjendar i këpucëve. Dyshohet se u infektua me koronavirus

Saturday, 04 Prill 2020 09:12

Sergio Rossi, stilisti i njohur i këpucëve, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së stilistit legjendar, i cili themeloi një nga markat më të shquara të këpucëve në Itali në 1968.

Ai u shtrua në spital Cesena për disa ditë dhe sipas burimeve ishte infektuar me koronavirus.

Shefi ekzekutiv i markës Riccardo Sciutto, i cili ka qenë në kompani që nga prilli 2016, njoftoi lajmin tragjik mëngjesin e 3 prillit.

“Ai ishte udhëheqësi ynë shpirtëror dhe sot është më shumë se kurrë,”– tha Sciutto. “Kishte gjithmonë shije të mira. Nuk ishte asnjëherë i kënaqur me këpucët derisa të ishin perfekte.”
Këpucët për femra të Rossit, përfshirë sandalen e famshme Opanca, frymëzuan gjenerata të stilistëve të këpucëve, përfshirë djalin e tij, Gianvito Rossi, i cili punoi me babanë e tij derisa biznesi u shit në Gucci Group (tani Kering) në 1999.
vazhdoi trashëgiminë familjare duke lëshuar markën e tij në 2007.
Këpucët e tij u përdorën nga stilistë të tillë si Azzedine Alaïa, Versace, dhe Dolce & Gabbana në koleksionet e tyre dhe janë veshur nga të famshëm duke filluar Lupita Nyong’o deri në Rihanna, Paris Hilton e Laura Dern.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...