Italia me bilancin tragjik/ Ja pesë arsye, pse në Gjermani koronavirusi ka vdekshmëri më të ulët

Saturday, 04 Prill 2020 09:19

covidItalia dhe Gjermania janë, nga një këndvështrim epidemiologjik, dy shembuj të kundërt në përhapjen e Covid-19 në Evropë. Në Itali i epidemisë ishte tepër i madh, me shpërthimin e dy vatrave në Codogno dhe në zonën e Bergamos që përfshiu Lombardinë, epiqendrën e infeksionit dhe për disa javë çoi në mbi 11 mijë vdekje, ndërsa në Gjermani, krahasuar me 64 mijë raste, janë regjistruar vetëm 560 vdekje.

Sigurisht që shifra gjermane vlerësohet në rënie, pasi llogarit vetëm rastet në të cilat infeksioni Covid-19 ka qenë shkaku përcaktues i vdekjes. Sidoqoftë, vdekshmëria e ulët e virusit në Gjermani nuk mund të shpjegohet ekskluzivisht me këtë mënyrë llogaritjeje – e cila tregon transparencën e madhe italiane në komunikim – por kryesisht me provat e kurbave të ndryshme epidemiologjike të të dy vendeve.

Janë katër prova të tilla që shpjegojnë dallimin mes dy vendeve:

Së pari, Italia ka pasur dy vatra shpërthimi në fillesat e epidemisë, në të cilat u përqendrua përhapja e infeksionit në Lombardi. Në Gjermani, infeksioni është përhapur gjithmonë në të gjithë Landet, pa e ngritur asnjërin prej tyre në ekuivalentin fatkeq të Lombardisë në Itali ose rajonin e Madridit në Spanjë.

Së dyti, pesha e incidencës së ndryshme demografike të epidemisë. Në Itali mosha mesatare e të infektuarve është rreth 64 vjeç, 17 më shumë se ajo gjermane. Sipas rikonstruksioneve, në Gjermani bartësit kryesorë të infeksionit ishin turistët që ktheheshin nga Alpet, kryesisht të moshës mesatare, ndërsa në Itali virusi goditi një popullsi të moshuar tejet të rrezikuar në spitale, shtëpi pushimi dhe shtëpi private. Sipas asaj që deklaroi për “La Verità” Carlo Signorelli, profesor i Higjienës dhe Shëndetit Publik në Universitetin Vita-Salute të San Raffaele të Milanos, përzierja më e madhe midis të rinjve dhe të moshuarve në familjet italiane ka favorizuar përhapjen e infeksionit: të rinj italianë harxhojnë më shumë kohë në kontakt me gjyshërit dhe të afërmit e moshuar në krahasim me ato gjermanë, dhe kjo padyshim që ka favorizuar transmetimin e virusit, veçanërisht përmes atyre asimptomatikë.

Së treti, ekziston problemi i spitaleve. Siç nënvizohet edhe në raportin e fundit të Universitetit të Harvardit, niveli i lartë i shtrimevee në spitale që në krye të herës, ka çuar në një përshpejtim të infeksionit në Lombardi, gjë e cila ka përfunduar duke prekur persona të dobët, që nga pacientët me kancer deri tek ata me imunitet të dobët, duke rritur ndjeshëm numrin e vdekjeve. Gjermania kishte më shumë kohë sesa Italia për t’u përgatitur për tronditjen dhe, falë moshës më të ulët të pacientëve, ishte më e lehtë të bshtetej në faktin që mbrojtja imunitare e qytetarëve të saj ishte në fakt mbrojtja e parë, thelbësore.

Së katërti, si pasojë e drejtpërdrejtë e vonesës kohore, Gjermania ishte në gjendje të përdorte modelin e Koresë së Jugut, i eksportuar me sukses edhe në Veneto për testimin dhe monitorimin e rasteve, gjë e cila ka marrë dhe vlerësimet e studiuesve të Harvardit. Shuma e testimeve në masë, gjurmimi i zhvendosjeve të personave pozitivë, verifikimi i infeksionit të mundshëm të kontakteve të tyre dhe shfrytëzimi masiv, deri në kufijtë e të mundurës, i kurave në izolim shtëpiak, ka siguruar bazën për suksesin e modelit Venet, që nga mesi i marsit.

I favorizuar nga virulenca më e ulët e sëmundjes, Berlini ishte në gjendje, si pikë e pestë, të vendoste masa për ta frenuar atë, pa patur shqetësimin e një rritje marramendëse dhe shkatërrimtare të infeksioneve. Shuma e dallimeve sociale, demografike dhe menaxheriale është një “mjellmë e zezë” brenda “mjellmës së zezë”, gjë e cila më tej e ndërlikoi detyrën italiane: rajoni i Venetos ofroi mësime se si të qënit pragmatistë që në orët e para, duke parandaluar një fatkeqësi, mund të përgjithësohet. / Il Giornale – Bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...