Çfarë synon Kina me ndihmën për koronavirusin? Analistët: Po përpiqen të ‘mbysin’ zërat se pandemia shpërtheu…

Saturday, 04 Prill 2020 15:05

Ndihma e huaj që po jep Kina për koronavirusin, po konsolidon imazhin e Pekinit tek vendet në nevojë, thonë analistët por këto përpjekje po shoqërohen me pretendime të rreme sipas së cilave Shtetet e Bashkuara shkaktuan pandeminë, si edhe me fshehjen e përmasava të epidemisë brenda vendit. Ofertat e Kinës për të ndihmuar vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara po ngadalësojnë një pjesë së ndihmës së huaj, për t’u përqendruar kryesisht tek zbutja e pasojave të virusit brenda vendit.

Kina po dërgon avionë plot me paisje mjekësore në Spanjë, Itali, Malajzi, Filipine dhe madje dhe në Shtetet e Bashkuara për të parandaluar dhe trajtuar koronavirusin vdekjeprurës.

Analistët thonë se përpjekjet e Kinës, synojnë përmirësimin e imazhit të saj në vende të tjera.

“Diplomacia publike pozitive e Kinës, e mbështetur tek e mira publike, sidomos në vendet në zhvillim, ka shumë gjasa të shkojë në përfitim të fuqisë së butë të Kinës”, thotë Robert Daly, ekspert i Kinës në Qendrën Wilson.

Por analistët gjithashtu paralajmërojnë se veprimet e Kinës, janë pjesë e një fushate propagande për të mbytur kritikat se pandemia globale u perhap aq shumë ngaqë qeveria autoritare i fshehu përmasat e saj për javë të tëra, duke ndëshkuar mjekët dhe disidentët që i ranë kambanës së alarmit lidhur me kërcënimin e koronavirusit.

Javët e fundit, zyrtarët kinezë kanë përsëritur një pretendim të rremë sipas së cilit, ushtria amerikane e çoi koronavirusin në Kinë , ndërsa janë shtuar pyetjet lidhur me origjinën e epidemisë që po kërcënon miliona vetë, me kosto triliona dollarë në tregëtinë globale.

“Kina është një arsoniste që tani po përpiqet të shuajë zjarrin që e filloi vetë. A do të donim që t’i njohim meritën për një gjë të tilllë?” thotë Dan Runde, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Kritikët thonë se edhe përgjigjia e administratës së Presidentit Trump është e veshur me politikë, kur fajëson publikisht Kinën, duke e quajtur koronavirusin, virusin e Wuhanit, për ta zhvendosur vëmendjen nga përgjigjia fillestare e ngadaltë e Uashingtonit.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara po japing miliona dollarë ndihmë për të luftuar koronavirusin në gjithë botën, Shtëpia e Bardhë po sinjalizon se disa paisje mbrojtëse nuk duhet të dërgohet jashtë vendit, duke u dhënë përparësi nevojave të brendshme.

“Në pjesën më të madhe, koronavirusi ka keqësuar dhe përshpejtuar një prirje që kishte filluar prej kohësh”, thotë analisti Daly.

Ndërsa Pekini bën të gjitha përpjekjet për rritur rolin e tij udhëheqës global, duke i shtuar mbështetjen për të luftuar koronavirusin, ndihmës së tij ndërkombëtare 1 trilion dollarëshe dhe fondit të investimeve, Presidenti Trump ka reduktuar angazhimet e huaja për t’u përqendruar brenda vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...