Mijëra vetë dalin në rrugë në qytetet e Gjermanisë kundër kufizimeve

Diel, 10 May 2020 09:37

“Hiqeni turizën“, “Rezistencë” – me parulla të tilla e të tjera, mijëra demonstrues në Gjermani kanë protestuar kundër rregullave e kufizimeve të Coronës, megjithëse lehtësimet e para kanë filluar.

53381980_303

Në Gjermani protestuan të shtunën në disa qytete të mëdha mijëra vetë kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjennnga Corona. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.

Nuk respektohej distanca

53381998_401

Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve.

Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla „Hiqeni turizën”, „Bashkohuni” dhe „Rezistencë”. Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë. Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të Coronës, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet.

53381922_401

Në mesin e turmës ishin futur edhe përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinës. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, demonstruesit akuzuan politikën dhe mjekësinë për nxitjen e panikut dhe kufizimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

/DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...