Pak para presidencës gjermane, Merkel dhe Macron tregojnë unitet

Tuesday, 30 June 2020 12:37

 

BE-ja po përballet me vështirësitë e saj më të mëdha deri tani dhe motori franko-gjerman nuk po punon si mëparë, megjithatë Merkel dhe Macron demonstrojnë vendosmëri.

Pak para fillimit të presidencës gjermane të BE-së, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Francez Emmanuel Macron demonstruan unitet në përballimin e pandemisë Corona. Në luftën për një program për rindërtimin ekonomik, ata duan të "japin një impuls pozitiv në drejtimin e duhur për të ardhmen evropiane", tha Merkel në një takim me Macron në Kalanë Meseberg afër Berlinit

"Me e rëndësishme është për mua që ne në fund të dalim nga debati me një instrument të fortë," tha politikania e CDU. Presidenti francez kërkoi që një marrëveshje për programin të arrihet që në korrik." Kjo është përparësia jonë kryesore." Macron tha se në qendër do të jenë grante për buxhetin, sepse huatë dhe kreditë rritin vetëm borxhin e shteteve marrëse.
Macron dhe Merkel propozuan në maj një fond ndihme prej 500 miliardë eurosh për ta nxjerrë ekonominë evropiane nga kriza. Shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen më pas paraqiti një plan rindërtimi të financuar nga borxhet me një vëllim prej 750 miliardë eurosh. 500 miliardë euro nga kjo do të jepen si grante dhe 250 miliardë si kredi për vendet e BE-së. Plani është duke u negociuar së bashku me kornizën financiare shtatë vjeçare të BE-së, për të cilën Komisioni po synon 1.1 trilion euro.

Rezistenca e "katër kursimtareve"

Merkel dhe Macron po bëjnë fushatë për këtë projekt në radhët e anëtarëve të BE- së dhe po përballen me rezistencë të ashpër. Austria, Hollanda, Suedia dhe Danimarka, të ashtuquajturat "katër kursimtaret", janë kundër granteve që nuk duhet të paguhen. Një vendim mund të merret në samitin e BE në Bruksel në mes të korrikut. Qeveria gjermane dëshiron të hedhë themelet për një presidencë të suksesshme gjermane - e para prej 13 vjetësh.

Vendosmëria e qeverive në Berlin dhe Paris është çelës për të përballuar krizën, tha kancelarja Merkel.

Për Francën, e cila u godit shumë nga pandemia, negociatat për fondin e rindërtimit nuk kanë të bëjnë vetëm me shpenzimin e shumë parave: Parisi po shpreson të përfitojë 30 deri në 40 miliardë euro nga programi. Pas krizës së gjatë të Coronës dhe humbjve të rënda në zgjedhjet lokale, Presidenti Macron ka gjithashtu nevojë për suksese në politikën e jashtme që do të rrisin karizmën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...